Open

Demokracia, hapja dhe perspektiva e komunitetit serb në Kosovë

About Open
Rreth Nismës

"Demokracia, hapja dhe perspektiva e komunitetit serb në Kosovë - Open" është një nismë e re e Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), e filluar në vitin 2020. Open zbatohet në bashkëpunim me nëntë organizata të shoqërisë civile që veprojnë në komunitetin serb në Kosovë.

Qëllimi i përgjithshëm i nismës së re është të zhvillojë një hapësirë të hapur dhe dinamike për diskutim brenda komunitetit serb, në mes të komunitetit serb dhe komuniteteve të tjera, si dhe institucioneve në Kosovë.

  • Nisma do të adresojë në mënyrë specifike analizën dhe vlerësimin e ndikimit të organizatave civile dhe politike mbi demokracinë dhe hapjen e komunitetit serb në Kosovë.
  • Do të analizohen dhe vlerësohen demokracia dhe hapja e institucioneve, politikat publike dhe proceset e rëndësishme ndaj komunitetit serb në Kosovë, si dhe shkalla e hapjes së komunitetit serb ndaj tyre.
  • Këto analiza do të ndihmojnë për të kuptuar gjendjen aktuale dhe perspektivat e komunitetit serb në Kosovë, përderisa në të njëjtën kohë do shërbejnë si bazë për përfaqësim argumentues ndaj qytetarëve, institucioneve të qeverisë lokale dhe qendrore si dhe bashkësisë ndërkombëtare.

Organizatat me përvojë dhe të dëshmuara të shoqërisë civile, për të arritur qëllime të përgjithshme dhe specifike do të realizojnë tetë (8) analiza sektoriale.

Fushat që partnerët tanë do të analizojnë në vitin 2020 janë:

Mediat - Sa ndikojnë mediat në gjuhën serbe në Kosovë në shkallën e hapjes, qasjes dhe pluralizmit të opinioneve dhe temave? Kjo fushë hulumtohet nga Qendra Mediale dhe Bota bardh e zi.

Shoqëria civile - Si kontribuojnë organizatat e shoqërisë civile në hapjen dhe demokracinë e komunitetit serb dhe shoqërisë në Kosovë në përgjithësi? Me këtë temë merret Iniciativa e re shoqërore dhe Forumi për Zhvillim dhe Bashkëpunim Multietnik.

Partitë politike - Demokracia dhe pluralizmi i partive politike serbe të Kosovës, hapja e tyre për të marrë pjesë në sistemin politik të Kosovës dhe për të kontribuar në avancimin dhe përmirësimin e politikave publike. Në këto çështje do të fokusohet Iniciativa e re shoqërore dhe Qendra Mediale.

Përgjegjësia e institucioneve – Përmes monitorimit të kuptohet më mirë pozita e komunitetit serb në Kosovë dhe se sa të hapur janë institucionet ndaj problemeve të serbëve. Analiza realizohet nga Bota bardh e zi dhe Forumi për Zhvillim dhe Bashkëpunim Multietnik.

Siguria - Sa ndikon ndjenja e sigurisë në hapjen e komunitetit serb ndaj institucioneve të sigurisë së Kosovës? Në këtë pyetje kërkon përgjigje Qendra Humane Mitrovica.

Ekonomia - Sa janë të hapura entitetet ekonomike nga komunitetet me shumicë serbe për integrim në ekonominë e Kosovës? Këtë fushë e analizon Instituti për Zhvillimin Ekonomik Territorial (InTER). 

Të drejtat e pakicave - Si të arrihet një shoqëri më e hapur duke vënë në pah boshllëqet në zbatim të së drejtave të pakicave? Kjo temë shqyrtohet nga OJQ Aktiv dhe Qendra për të Drejtat e Komuniteteve të Pakicave

Procesi i dialogut dhe normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi - Deri në çfarë mase përfaqësohet dhe cilat janë qëndrimet e komunitetit serb të Kosovës lidhur me ndikimin dhe të ardhmen e procesit? Kjo analizë realizohet nga OJQ Aktiv dhe Forumi për Zhvillim dhe Bashkëpunim Multietnik. 

Analizat sektoriale do të mbështeten me botimin e një publikimi me gjetje të konsoliduara të të gjitha analizave dhe opinionit publik mbi fushat e analizuara.

Përveç analizave sektoriale dhe publikimit të gjetjeve të konsoliduara që janë produkte kryesore të nismës Open dhe bazë për diskutime të argumentuara dhe avokim, në kuadër të nismës, në bashkëpunim me RTV Kim, https://www.radiokim.net/, do të botohet një cikël tekstesh autoriale nga ekspertë të dëshmuar të temave dhe proceseve aktuale socio-politike në Kosovë, rajon dhe Evropë. Këto tekste do i ofrojnë publikut një pasqyrë të pikëpamjeve të ndryshme si dhe do nxisin diskutime të hapura dhe pluralizëm të qëndrimeve.




Fondacioni i Kosovës për
Shoqëri të Hapur (KFOS)


Vera Pula
Program Coordinator
vpula@kfos.org

Crno Beli Svet


Sanja Sovrlić
Executive Director
sanja.sovrlic@gmail.com



NGO AKTIV

Miodrag Milićević
Executive Director
mmilicev@gmail.com

Humani Centar Mitrovica

Srdjan Simonović
Executive Director
sbsrdj@yahoo.com




Forum for Development and Multiethnic Collaboration


Dejan Radivojević
Executive Director
dejanr7@hotmail.com

Institute for Teritorial Economic Development


Dragiša Mijačić
Executive Director
dmijacic@regionalni razvoj.org



New Social Initiative


Jovana Radosavljević
Executive Director
jradosavljevic@newsocialinitiative.org

Centar for Protection of Community Rights


Dejan Repanović
Executive Director
dejan@crmc.org



Media Center


Budimir Ničić
Executive Director
mcentar.caglavica@gmail.com

RTV Kim


Isak Vorgučić
Executive Director
isak.vorgucic@gmail.com