Puna jonë

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur jep grante dhe implementon projekte të veta me qëllim të ndërtimit të një shoqërie gjithpërfshirëse dhe një demokraci vibrante në Kosovë. Aktualisht, puna e Fondacionit fokusohet në katër fusha programore.

Kërkesa për transparencë është çështje me të cilën shumë autoritete, institucione dhe biznese anembanë botës janë duke u ballafaquar. Është një nga parimet thelbësore për arritjen e një demokracie të shëndoshë dhe të një shteti dhe shoqërie funksionale në përgjithësi. Kosova mbetet ndër vendet më të korruptuara në rajon. Kjo dëmton thellësisht besimin ndërmjet qytetarit dhe shtetit, dobëson shërbimet publike dhe kontribuon në ngecjen e zhvillimit të vendit. Megjithatë, udhëheqja e sektorit publik, në nivel qëndror dhe lokal, vepron pa u ndëshkuar për këtë çështje.

Derisa lidhja midis transparencës dhe luftës kundër korrupsionit nuk është e drejtpërdrejtë, është një hap i parë drejt zhvillimit të qëndrueshëm në këtë drejtim.

Programi i Transparencës dhe LLogaridhënies punon ngushtë në tri shtylla:

1. Prokurimi Publik - mbështetje e organizatave të shoqërisë civile për të ngritur transparencën në ciklin e prokurimit publik dhe institucione

2. Open Data – mbështetje e qeverisë me ekspertizë, si dhe organizatave te shoqërisë civile për të nxitur një publikim proaktiv të të dhënave në dispozicion nga institucionet

3. Transparenca në sektorin nxjerrës - mbështetje e integrimit të strukturave qeveritare në EITI (Iniciativa për Transparencë ne Industrinë Nxjerrese) dhe organizatave të shoqërisë civile në PWYP (Publiko Çfarë Paguan), në përpjekje për të ngritur transparencën dhe llogaridhënien në sektorin nxjerrës.


Me iniciativë të Fondacionit, në shkurt të vitit 2018, nëntë organizata të shoqërisë civile u bënë bashkë për të themeluar koalicionin Pro Open, për hapje të të dhënave dhe llogaridhënie në prokurimin publik.

Që nga themelimi i institucioneve vetëqeverisëse në Kosovë, prokurimi publik ka qenë dhe mbetet fushë e gjelbërt për korrupsion, pavarësisht synimeve për ta rregulluar këtë sektor me ligje të mira, të cilat janë bazuar në legjislacionin evropian. 

Ndërhyrjet e grupeve të interesit të lidhura në shumë raste me partitë politike, në vazhdimësi i kanë cenuar të gjitha iniciativat për reformë në prokurimin publik në Kosovë dhe zbatim efektiv të ligjit.

Përkundër projekteve të shumta të asistencës për institucionet e Kosovës nga donatorët, dhe tentimeve të vazhdueshme për të rregulluar këtë sektor të ndjeshëm në Kosovë, korrupsioni mbetet në nivele të larta. Kjo situatë ka ndikuar që ofrimi i shërbimeve për qytetarët të jetë i dobët, fuqizohen kompanitë të cilat kanë paguar ryshfet dhe pasurohen zyrtarët publik të cilët kanë ndikim në dhënien dhe menaxhimin e kontratave publike. Gjatë gjithë kësaj periudhe, ka munguar një bashkëveprim i strukturuar në mes të medias dhe shoqërisë civile, të cilat do të duhej ta mbanin gjallë presionin ndaj zyrtarëve publik përmes informimit të opinionit për problemet në prokurimin publik.

Por një presion i tillë publik nuk mund të ndodhë pa i hapur qeveria të dhënat, një nga elementet bazike që do të rriste transparencën. 

Duke e pasur parasysh këtë kontekst, dhe me qëllim që të ekspozojnë dhe luftojnë korrupsionin në sektorin e prokurimit publik, nëntë organizata, duke përfshirë  Fondacionin e Kosovës për Shoqëri të Hapur,  Institutin Demokratik i Kosovës, KDI, Organizata Anti-korrupsion Çohu, Institutin Riinvest, Lëvizja FOL, Iniciativën për Progres, Ec ma ndryshe, Institutin Columbus dhe Demokracia Plus, vendosën që t’i bashkojnë forcat. 

 Në vitin 2019, koalicioni ProOpen është anëtaresuar në rrjetin ndërkombëtar Publish What You Pay.


Më shumë Shfaq më shumë

Që nga përfundimi i konfliktit në 1999, qytetarët e Mitrovicës ishin të ndarë nga fqinjët e tyre, lagjet dhe pronat e tyre. Gjatë kësaj periudhe Veriu bëhej një shoqëri gjithnjë e më e mbyllur. Nënshkrimin e marrëveshjes politike në 2014, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, i dha fondacionit një mundësi për të trajtuat këtë çështje të vështirë. Që atëherë, fondacioni ka punuar në mënyrë të vazhdueshme për të nxitur një shoqëri më të hapur në veri, ndërsa njëkohësisht rilidhte  institucionet dhe njerëzit serbë dhe shqiptarë përgjatë vijave ndarëse të qytetit.

Rilidhja graduale e serbëve dhe shqiptarëve në qytetin thellësisht të ndarë të Mitrovicës mbetet prioriteti ynë parësorë dhe qëllimi më ambicioz. Kemi përqëndruar përpjekjet tona në tri fusha: 1) kultivimin e shoqërisë civile në Veri, 2) krijimin e lidhjeve të reja në mes të grupeve të komuniteteve në të dy anët e qytetit, dhe 3) rilidhjen e njerëzve të zakonshëm rreth çështjeve me interes të përbashkët.

Prioritet kryesor i KFOS-it është të vazhdojë konsolidimin dhe nxitjen e inovacionit midis aktorëve të rinj qytetarë në veri, duke përfshirë lidhjen ë thelbësore të këtyre aktorëve me grupet përgjatë lumit Ibër. Për të mbështetur përpjekjet për rilidhjen e serbëve dhe shqiptarëve në qytetin e ndarë të Mitrovicës, Fondacioni ndërmerr këto aktivitete: 

1. Lehtësimi i dialogut ndërmjet komuniteteve duke përdorur Qendrat e Energjisë Qytetare, në Mitrovicë dhe Graçanicë, dhe mjetet e tyre si një platformë për të shprehur një mendim të ndryshëm mbi çështjet "sensitive/të nxehtë" por jetësore për të dy anët, shqiptarët dhe serbët.2

2. Përkrahja e iniciativave bashkepunues në mes tër OSHC-ve dhe mediave në lidhje me zbatimin e marrëveshjes së Brukselit, matjen e nivelit të integrimit të komunitetit serbë në sistemin e Kosovës,  hetimin dhe avokimin për një qeverisje më transparente, etj.

3. Ngrritja e kanaleve të komunikimit dhe bashkëpunimit me vendimmarrësit në nivel lokal dhe qendror dhe përkrahja e debatit dhe avokimit të komunitetit serb për marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë,

4. Ekspozimi i nëpunësit civilë, OSHC-të, mediat dhe studentët në një varg kursesh/aktivitetesh bazë dhe të specializuar, dhe ligjerata që demistifikojnë dhe afrojnë parimet dhe vlerat e BE-së komunitetit Serb në Kosovë.


Më shumë >

"Demokracia, hapja dhe perspektiva e komunitetit serb në Kosovë - Open" është një nismë e re e Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), e filluar në vitin 2020. Open zbatohet në bashkëpunim me nëntë organizata të shoqërisë civile që veprojnë në komunitetin serb në Kosovë.

Qëllimi i përgjithshëm i nismës së re është të zhvillojë një hapësirë të hapur dhe dinamike për diskutim brenda komunitetit serb, në mes të komunitetit serb dhe komuniteteve të tjera, si dhe institucioneve në Kosovë.

  • Nisma do të adresojë në mënyrë specifike analizën dhe vlerësimin e ndikimit të organizatave civile dhe politike mbi demokracinë dhe hapjen e komunitetit serb në Kosovë.
  • Do të analizohen dhe vlerësohen demokracia dhe hapja e institucioneve, politikat publike dhe proceset e rëndësishme ndaj komunitetit serb në Kosovë, si dhe shkalla e hapjes së komunitetit serb ndaj tyre.
  • Këto analiza do të ndihmojnë për të kuptuar gjendjen aktuale dhe perspektivat e komunitetit serb në Kosovë, përderisa në të njëjtën kohë do shërbejnë si bazë për përfaqësim argumentues ndaj qytetarëve, institucioneve të qeverisë lokale dhe qendrore si dhe bashkësisë ndërkombëtare.

Organizatat me përvojë dhe të dëshmuara të shoqërisë civile, për të arritur qëllime të përgjithshme dhe specifike do të realizojnë tetë (8) analiza sektoriale.

Fushat që partnerët tanë do të analizojnë në vitin 2020 janë:

Mediat - Sa ndikojnë mediat në gjuhën serbe në Kosovë në shkallën e hapjes, qasjes dhe pluralizmit të opinioneve dhe temave? Kjo fushë hulumtohet nga Qendra Mediale dhe Bota bardh e zi.

Shoqëria civile - Si kontribuojnë organizatat e shoqërisë civile në hapjen dhe demokracinë e komunitetit serb dhe shoqërisë në Kosovë në përgjithësi? Me këtë temë merret Iniciativa e re shoqërore dhe Forumi për Zhvillim dhe Bashkëpunim Multietnik.

Partitë politike - Demokracia dhe pluralizmi i partive politike serbe të Kosovës, hapja e tyre për të marrë pjesë në sistemin politik të Kosovës dhe për të kontribuar në avancimin dhe përmirësimin e politikave publike. Në këto çështje do të fokusohet Iniciativa e re shoqërore dhe Qendra Mediale.

Përgjegjësia e institucioneve – Përmes monitorimit të kuptohet më mirë pozita e komunitetit serb në Kosovë dhe se sa të hapur janë institucionet ndaj problemeve të serbëve. Analiza realizohet nga Bota bardh e zi dhe Forumi për Zhvillim dhe Bashkëpunim Multietnik.

Siguria - Sa ndikon ndjenja e sigurisë në hapjen e komunitetit serb ndaj institucioneve të sigurisë së Kosovës? Në këtë pyetje kërkon përgjigje Qendra Humane Mitrovica.

Ekonomia - Sa janë të hapura entitetet ekonomike nga komunitetet me shumicë serbe për integrim në ekonominë e Kosovës? Këtë fushë e analizon Instituti për Zhvillimin Ekonomik Territorial (InTER). 

Të drejtat e pakicave - Si të arrihet një shoqëri më e hapur duke vënë në pah boshllëqet në zbatim të së drejtave të pakicave? Kjo temë shqyrtohet nga OJQ Aktiv dhe Qendra për të Drejtat e Komuniteteve të Pakicave

Procesi i dialogut dhe normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi - Deri në çfarë mase përfaqësohet dhe cilat janë qëndrimet e komunitetit serb të Kosovës lidhur me ndikimin dhe të ardhmen e procesit? Kjo analizë realizohet nga OJQ Aktiv dhe Forumi për Zhvillim dhe Bashkëpunim Multietnik. 

Analizat sektoriale do të mbështeten me botimin e një publikimi me gjetje të konsoliduara të të gjitha analizave dhe opinionit publik mbi fushat e analizuara.

Përveç analizave sektoriale dhe publikimit të gjetjeve të konsoliduara që janë produkte kryesore të nismës Open dhe bazë për diskutime të argumentuara dhe avokim, në kuadër të nismës, në bashkëpunim me RTV Kim, https://www.radiokim.net/, do të botohet një cikël tekstesh autoriale nga ekspertë të dëshmuar të temave dhe proceseve aktuale socio-politike në Kosovë, rajon dhe Evropë. Këto tekste do i ofrojnë publikut një pasqyrë të pikëpamjeve të ndryshme si dhe do nxisin diskutime të hapura dhe pluralizëm të qëndrimeve.


Më shumë Shfaq më shumë

Një nga katër qëllimet kryesore të fondacionit është të depolitizohet dhe reformohet sistemi i korruptuar i arsimit të lartë në Kosovë, së pari si qëllim në vetvete po edhe si një shembull i profilit të lartë i sfidimit të pandëshkueshmërisë.

Në fillim të vitit 2014, Fondacioni ishte dëshmitar se si fuqia që angazhonte qytetarët mund të sjellte ndryshim në arismin e lartë. Pas protestave disa ditore të studentëve kundër rektorit të të kompremetuar të Universiteti të Prishtinës, Bordi i Universitetit iu dorëzua kërkesës së popullarizuar dhe e zevëndësoi atë me një pasardhës me kredibilitet. Shoqëria civile ndihoi në zgjedhjen e rektorit të ri i cili kishte reputacion të një udhehëqesi reformator. Megjithatë që nga fillimi ai u rezistua nga kartelët, dhe përfundimisht dha dorëheqje në vitin 2016. Përderisa ky momentum qytetar do të duhej të kanalizohej në thirrje robuste për reformë sistematike, ndodhi e kundërta - u zhduk tërësisht. fondacioni planifiko të rindezë flakën. Për të inicuar këtë kampanjë Fondacioni do të:

1. Do të ngjallë këtë çështje përmes analizave të politikave dhe gazetarisë hulumtuese përmes një serie të debateve televizive, forumeve për politika dhe platformave multi-mediale duke përfshi Forum2015 dhe Open333;

2. Përmes partnerëve qytetarë, Fondacioni do të mbledhë, fuqizojë dhe mobilizojë konstituenca të ndryushme që kanë interesim të veçantë në reformimin e sistemit të arsimit të lartë, duke përfshirë grupet studentore jo-politike, shoqatat e alumnive, prindërit, dhe bizneset/odat ekonomike që dëmtohen për shkak të transferit të dobët të aftësive në arsim. Fondacioni do të mundohet t’i pozicionojë këto grupe dhe të përdorë analiza hulumtuese për energjizimin e segmenteve të ndryshmë votuese; në të vërtetë, gati çdo familje ka fëmijë në moshë të arsimit të lartë apo pak para sa. Duke ndërtuar mbi suksesin e protestave të studentëve, Fondacioni do të tentojë t’i bëjë shembuj raste specifike të keqbërjes për të kërkuar ndryshim më të gjërë. Protestat e vitit 2014 kanë vënë në pah tendencën e qytetarëve për tu angazhuar në mënyrë më efektive rreth çështjeve konkrete se sa një grupi vlerash.

Gjatë katër viteve, Fondacioni e definon suksesin si formimin e një grupi të konstituentëve të organizuar dhe me mjaft aftësi, të cilët mundën vetvetiu me entuziazëm të monitorojnë sektorin e arsimit të lartë dhe të përdorin një gamë të taktikave për të bërë presion tek partitë politike dhe oportunistët në akademi, që t’i ndlain praktikat e tyre korruptive. Qëllim dy-vjeçar do të jetë: 1) dalja në pah e një lëvizje të fortë të grupeve studentore brenda universitetit që punojnë në këtë çështje; 2) dalja në pah e grupeve konstituente që angazhohen në këtë kampanje, dhe; 3) interesimi i qëndrueshëm i mediave në këtë çështje, duke u matur nga së paku 10 raporte hulumtimi në gjendjen e qeverisjes së sistemit unive


Koalicioni për Integritetit dhe Transparencë në Universitet u themelua në vitin 2017 nga organizata të shoqërisë civile në Kosovë për të luftuar korrupsionit akademik dhe mungesën e integritetit në njërin nga sektorët më të rëndësishme të vendit. 

Atë kohë, organizatat që merreshin me reformimin e sektorit të arsimit, e shihnin  mungesën e integritetit në arsimin e lartë si një pengesë për zhvillimin e këtij sektori dhe të zënies së hapit me vendet tjera evropiane.   

Kur themeluan koalicionin, organizatat nënshkruan një deklaratë, duke shprehur qëndrimin e tyre se ndërhyjet politike dhe klanore, korrupsioni akademik, punësimet dhe avancimet e paligjshme, plagjiarizmi dhe mashtrimi ishin vetëm disa nga dukuritë në Universitetin e Prishtinës që kishin zhvlerësuar kontributin historik të këtij institucioni në zhvillimin e Kosovës dhe kishin privuar gjeneratat e reja nga e drejta për një arsimim cilësor.

“Të ndërgjegjshëm për rëndësinë që ka Universiteti i Prishtinës për zhvillimin e Kosovës dhe duke vlerësuar gatishmërinë e qytetarëve të Kosovës që të vihen në mbrojtje të këtij institucioni, ne organizatat themeluese kemi vendosur të t’i bashkojmë përpjekjet tona për rikthimin e besimit të publikut ndaj Universitetit,” shkruan në deklaratën themeluese të KITU.

 Sot, KITU angazhohet në monitorim të arsimit të lartë, dhe avokim për respektimin e standardeve akademike dhe etike në institucione të arsimit të lartë nëpër të gjithë Kosovën. Vazhdimisht, organizatat anëtare bëjnë thirrje për transparencë dhe llogaridhënie në të gjitha nivelet dhe institucionet që merren me arsim, duke përfshirë këtu agjencitë e pavarura, universitetet rajonale si dhe ato private. 

Për më tepër, gjatë katër viteve të fundit, puna e KITU-s është zgjëruar në angazhimin dhe fuqizimin e grupeve studentore për t‘u bërë faktor shtytës dhe nxitës i reformave brenda institucioneve arsimore. 

Anëtarët e KITU-s janë: Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), Qendra për Kurajo Politike (CPC), Organizata Çohu, Demokracia për Zhvillim (D4D) dhe OJQ Admovere.


Më shumë Shfaq më shumë

Në dy dekadat e fundit, prospekti i anëtarësimit në BE ka nxitur reforma, demokratizim dhe zhvillim në Ballkanin Perëndimor. Në Kosovë, kjo perspektivë ka shërbyer si forcë unifikuese për të shtyrë reformat e brendshme dhe integrimin e vendit në nismat rajonale me qëllim të zgjerimit të lidhjeve në një rajon të ndarë.

Megjithatë, për dallim nga fqinjët, Kosova vazhdon të ketë një lidhje të paqartë me BE-në pasi pesë shtetet anëtare nuk njohin pavarësinë e saj. Njëkohësisht, barrierat politike kanë dëmtuar marrëdhëniet normale ndërmjet Kosovës dhe këtyre vendeve, si dhe komunikimin ndërmjet shoqërive të tyre. Në ndërkohë, në nivel rajonal, marrëdhëniet me dy fqinjët që nuk njohin pavarësinë, Serbinë dhe Bosnjën dhe Hercegovinën, mbesin të rënduara.

Për të trajtuar çështjet që ndikojnë në perspektiven evropiane të Kosovës, si në rrafshin ndërkombëtar ashtu edhe në atë rajonal, Fondacioni për momentin përqendrohet në tri fusha: a) mbështetjen e hulumtimeve dhe avokimeve origjinale përmes Bursës kosovare për hulumtime dhe analiza Kosovo Research and Analysis Fellowship (KRAF); b) përkrahjes dhe mbështetjes së nismave të shoqërisë civile të cilat inkorporojnë një perspektive rajonale dhe avokojnë më thellë për bashkëpunim rajonal ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor; dhe c) përkrahjes së shoqërisë civile në avokim dhe mbikëqyrje të reformave të BE-së në vend.

Shumë punë të tanishme formësohen dhe janë të bazuara mbi përvojat të cilat Fondacioni i ka grumbulluar në dy dekadat e fundit duke punuar me fondacionet tjera në rrjetin e OSF-ve, partnerët në Evropë dhe rajon, si dhe me bashkëpunime me individë.

Duke marrë parasysh zhvillimet e ndryshueshme politike në Ballkan, Fondacioni do të vazhdojë të ndërtojë këtë rrjet me një qasje fleksibile për të mbështetur nismat të cilat i kundërvihen ndasive në rajon. Një fokus i veçantë do t’i kushtohet nismave të cilat promovojnë avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe integrimeve, mirëmbajtjen dhe mbështetjen e perspektivës evropiane për vendin dhe rajonin.

Regjistrohu për të marrë lajme në lidhje me KFOS