KFOS përuron panelet solare në gjashtë ‘Shkollat Diellore’ në Gjakovë

KFOS përuron panelet solare në gjashtë ‘Shkollat Diellore’ në Gjakovë
Data

4 mars 2024

Shpërndaj

Gjashtë shkolla publike në Komunën e Gjakovës në Kosovë do të nisin një rrugë transformuese drejt qëndrueshmërisë dhe përgjegjësisë financiare falë Iniciativës Sunny Schools, e udhëhequr nga Fondacionet e Shoqërisë së Hapur në Ballkanin Perëndimor. Këto institucione arsimore do të shfrytëzojnë fuqinë e energjisë së pastër përmes paneleve fotovoltaike të blera nga Fondacioni. 

Nisma premton përfitime të konsiderueshme jo vetëm për mjedisin, por edhe për mirëqenien financiare të komunitetit lokal. Me kalimin në burime të pastra të energjisë, këto shkolla parashikohet të kursejnë deri në 12,000 euro në vit duke reduktuar njëkohësisht emetimet e CO2, duke kontribuar në një mjedis më të shëndetshëm për brezat e ardhshëm. 

Kjo nismë shënon një hap të rëndësishëm drejt demokratizimit të energjisë dhe fuqizimit të komunitetit. Nëpërmjet investimeve strategjike nga komuna, kursimet e krijuara do të riinvestohen përsëri në komunitetin e shkollës, duke u përafruar me prioritetet e përcaktuara nga vetë komuniteti. 

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, theksoi që është “jashtëzakonisht i lumtur per përfundimin e projektit te instalimit të paneleve fotovoltaike – projekt ne dobi të komunitetit dhe mjedisit tonë te përbashkët. Çdo kontribut ne këtë aspekt, bën diferencë te madhe drejt mirëqenies kolektive.” 

Iniciativa Sunny Schools ilustron një model praktik të tranzicionit të energjisë, duke treguar se si qeveritë lokale dhe komunitetet arsimore mund të bashkëpunojnë për të nxitur ndryshime kuptimplota. Duke u angazhuar në tranzicionin energjetik, këto shkolla jo vetëm që po reduktojnë gjurmën e tyre të karbonit, por gjithashtu po japin një shembull frymëzues që të tjerët të ndjekin.  

Drejtorja e Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), Lura Limani, tha Kosova vazhdon të mbetet një ndër vendet më të ndotura në Evropë. Përderisa tranzicioni energjetik do të jetë një proces i gjatë dhe i zorshëm për një vend si i joni që varet nga qymyri, iniciativat si Shkollat Diellore synojnë të krijojnë bazën për një tranzicion të energjetik të drejtuar nga qytetarët dhe që i shërben atyre.” 

Kjo nismë është një shembull se si qytetarët e formësojnë tranzicionin energjetik dhe e bëjnë atë të funksionojë për ta. Nisma mishëron thelbin se si qytetarët dhe komunitetet lokale mund të përfshihen në mënyrë aktive në adresimin e ndryshimeve klimatike, duke siguruar një tranzicion të qëndrueshëm dhe të drejtë për të gjithë. 

Më shumë

Regjistrohu për të marrë lajme në lidhje me KFOS