Bordi dhe Stafi

Bordi

Lulzim Peci

Lulzim Peci

Kryetar Bordi

Z. Lulzim Peci (1966) mban titullin MA në Marrëdhënie ndërkombëtare nga Instituti Universitar Ortega y Gasset në Madrid (Spanjë) dhe titullin B.Sc. në Inxhinieri Elektrike nga Universiteti i Prishtinës (Kosovë). Ai është themeluesi kryesor dhe Drejtori Ekzekutiv i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime Politikash (KIPRED), dhe Anëtar i Bordit të Drejtorëve të Fondit Kosovaro-Amerikan për Arsim (KAEF). 

Në të kaluar z. Peci ka shërbyer si Ambasador i Kosovës në Stokholm (2009-2013),  Anëtar i Bordit të Drejtorëve të Universitetit Amerikan në Kosovë, AUK, (2007-2009), Ligjërues Vizitues në Qendrën e Politikave të Sigurisë në Gjenevë (GCSP), Ligjërues i Sigurisë Nacionale dhe Ndërkombëtare në Universitetin e Prizrenit (2007-2008),  Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (1999-2003), dhe  Hulumtues në Qendrën Kosovare për Studime Ndërkombëtare (KCIS)/ pjesë e ekipit për Politika të Jashtme të Presidentit të nderë, Dr. Ibrahim Rugova (1995-1998). 

Në hulumtimin e tij, Z. Peci është i fokusuar në politika të jashtme dhe të sigurisë, marrëdhënie ndër-etnike dhe partitë politike. Ai ka publikuar më shumë se 60 artikuj shkencor dhe dokumente politikash në Kosovë, Britani të Madhe, Holandë, Greqi, Zvicër, Singapor, Austri dhe Gjermani.

Jelena Djokic

Jelena Djokic

Anëtare e Bordit

Jelena Djokic është Profesore e inxhinierisë dhe menaxhmentit ambiental pranë Universitetit të Mitrovicës dhe International Business School Mitrovica. Gjatë karrierës së saj 30 vjeçare, ajo ka punuar në sektorin privat, publik dhe civil në prodhim, menaxhim dhe hulumtim në zona të zhvillimit. Në fillim të viteve të 90-ta, ajo ka punuar në fabriken e prodhimit të zinkut në Trepçë si meaxhere prodhimi dhe në vitin 1995 është bërë profesor asistent në fakultetin e xehëtarisë dhe metalurgjisë. Ajo është shkenctare e përkushtuar, duke renditur mbi 35 botime në disa nga revistat akademike më me nam në botë. Si hulutmuese ajo ka marrë pjesë në shumë projekte ndërkombëtare, me theks të veçantë mbi ndikimin e ndryshimit klimatik në ambient dhe zhvillim të qëndrueshëm. Ajo ka qenë shumë aktive në zhvillimin e arsimit dhe ka qenë një nga pionioeret e hapjes së Universitetit të Mitrovicës ndaj projekteve ndërkombëtare. Ajo ka marrë titullin Eksper i Reformimit të Arsimit të Lartë nga EACEA. Për momentin ajo është e angazhuar në dy projekte të Erasmus + si anëtare e bordit menaxhues të projektit në fushën e menaxhimit të katastrofave natyrore në Ballkanin Perëndimor dhe qendrat për shkëlqyeshmëri në zhvillim të qëndrueshëm.

Pas zgjedhjeve lokalë në 2013, si eksperte ajo ka është angazhuar si Këshilltare e Kryetarit të Komunës së Zveçanit për bërë sistemin e ri operacional dhe fuinksional. Në këtë kapacitet ajo ka qenë e angazhuar në implementimin e projekteve të mëdha infrastrukturore të financuara nga BE, siç janë furnizimi rajonal me ujë, kanalizimi dhe sistemi i menaxhimit të mbeturinave. Ajo ka përpiluar projekte dhe ka fituar grante për komunat e veriut të Kosovës për një numër të madh projektesh në fushën e rritjes së transparencës të autoriteteve lokale, pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset e vendimmarrjes, dhunën me bazë gjinore në familje, punësimin e të rinjve dhe grave, organizimin e kulturës dhe sportit, dhe shumë të tjera. 

Znj. Djokic i ka përfunduar studimet e saja në inxhinieri në Universitetin e Prishtinës, dhe programin e masterit në teknologji pranë Universitetit të Beogradit. Ajo ka përfunduar doktoraturën e saj në Universitetin e Mitrovicës.






Vjosa Dobruna

Vjosa Dobruna

Anëtare Bordi

Dr. Vjosa Dobruna ka qenë Ambasadore e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Holandës (2013-2018) dhe është pediatre dhe aktiviste e të drejtave të njeriut. Dr. Dobruna ëhstë themeluesja e Qendrës për Mbrotjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë, Qendrës së Grave në Tetovë, Maqedoni të Veriut, dhe të Shtëpisë së Sigurtë në Gjakovë. Ajo është shpërblyer me një numër të madh të çmimeve, Çmimin Jonathan Mann për Shëndetësi dhe Drejta të Njeriut, Shpërblimin Edëard Barski për Mjek të Guximshëm, dhe disa shpërblime ndërkombëtarë për Gra të Vitit, së fundmi në Itali në vitin 2014.

Erëza Vela

Erëza Vela

Anëtare Bordi

Erëza është bashkë-themeluese e Agjencisë RedMill, një agjenci e integruar marketingu e nivelit të lartë e hapur në vitin 2012 që fokusohet në PR, Komunikim, konsulencë për CSR dhe menaxhim eventesh. Me ekspertizë të mëparshme nga puna për USAID, BE, dhe projekte të qeverisë, Erëza nisi këtë kompani në një kohë kur shumë pak gra ishin pronare biznesi në Kosovë. 

Në vitin 2015, Erëza i bashkoi forcat në partneritet me një ekspert në marketing, produksion dhe menaxhim të mediave sociale për ta shdnërruar RedMill në një agjenci plotësisht të integriaur. Sot, kompania është një ka kompanitë më të mëdha kreativë në Kosovë me 20 punëtorë, kryesisht gra.

Erëza është e njohur në Kosovë si ndërmarrëse, eksperte në komunikim dhe marrëdhënie me publikun, filantrope dhe si avokate apasionante për fuqizimin ekonomis të grave. Në vitin 2014, ajo shërbeu si producente ekzekutive dhe moderatore e “Ekonomia me Erëzën,” një program televiziv i mbrëmjes mbi ekonominë. Shumë shpejt emisioni u bë një nga programet kyçe duke numruar ndër mysafirë, kryeministra, ministra, dhe udhëheqës të organizatave ndërkombëtare dhe bizneseve. 

Në vitin 2017, Erëza u shpërblye me bursën Chevening, të mbështetur nga qeveria e MB-së, dhe u zhvendos në Londër për studime post-diplomike në komunikim politik. Ajo mori titullin Master i Arteve e dalluar në vitin 2018, të njëjtin vit që lindi vajzën e saj Vivienne. 

Erëza aktualisht është kthyer në RedMill dhe po punon në sezonën e re të “Ekonomia me Erëzën” që do të emetohet në shkurt 2020.

Donika Emini

Donika Emini

Anëtare Bordi

Znj. Donika Emini është kandidate për titullin PhD në Politikë dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare praën Universitetit ëestminster në Londër. Ajo ka fituar bursën e Fondit për Hulumtim Sfidat Globale (GCRF). Ajo po ashtu mban titullin Master i Politikave Publike me specializim në menaxhment publik dhe të organizatave jo-fitimprurëse dhe marrëdhënie ndërkombëtare. Ajo ka kryer studimet me bursë nga Konrad Adenauert Stiftung (KAS).

aktualisht, znj. Emini është duke udhëhequr Platformën CiviKos. CiviKos është sekretariat i OJQ-ve që mbledh nën ombrellën e vet 250 organizata anëtare. CiviKos punon aktivisht për të ndërtuar ura bashkëpunimi në mes të sektorit të shoqërisë civile dhe Qeverisë së Kosovës. Në këtë kornizë ajo është e angazhuar në themelimin e platformës bashkëpunuese në mes të shoqërisë civile dhe qeverisë në lidhje me integrimin e Kosovës në BE.

Pas kthimit të saj nga Gjermania në Kosovë, znj. Emini ka qenë bursiste e programit të OSI për zhvillimin e profesionistëve të rinj nga think tanks, si pjesë e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), ku ajo ka punuar nga viti 2013-2016. Për më tepër ajo është Bashkëpunëtore Hulumtimi pranë Institutit Evropian për Studime të Sigurisë (EUISS), zyra kryesorë në Paris - Fondi Evropian për Bursë të Ballkanit.

Më parë, znj. Emini ka punuar me sekretariatin e Transparency International në Berlin, Instiutin për Politika në Ballkan (IPOL), dhe Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork.

Znj. Emini është anëtarë e Ballkani në Evropë -Grupi për Avokim Politikash (BiEPAG), dhe anëtare e platformës SEEThinkNet që e mbikqyre Procesin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor.

Znj. Emini është autore e shumë kapitujve të librave, raporteve dhe dokumenteve te politikave që fokusohen në proceset e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, bashkëpunimit në siguri në rajon, dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Për më tepër, ajo është kontribuese e rregullt e European Western Balkans dhe Prishtina Insight.

Stafi

Lura Limani

Lura Limani

Drejtore Ekzekutive

Lura Limani është drejtore ekzekutive në Fondacionin e Kosovës për Shoqëri të Hapur. Me një prapavijë të gjërë në gazetari dhe hulumtim, Limani më herët ka qenë kryeredaktore e Prishtina Insight, revistë online e botuar nga BIRN Kosova. Ajo bart titullin Master i studimeve kulturore nga Universiteti i Freiburgut (Gjermani) dhe ka studiuar sociologji dhe filozofi gjatë studimeve baçelor në Universitetin e Prishtinës dhe New York University. Më parë, Limani ka qenë hulumtuese e jashtme pranë Institutit për Studime të Drejtave të Njeriut në Columbia University në New York. Shkrimet e Limanit janë botuar në Prishtina Insight, Balkan Insight, Osservatorio Balcani i Caucaso, Fabrikzeitung, etj. Limani është njëra prej themeluesve të Iniciativës Kosovare për Histori Gojore, një arkivë e storieve të jetës së kosovarëve.

Dukagjin Hyseni

Dukagjin Hyseni

Drejtor i Administratës dhe Financave

Dukagjin Hyseni është Drejtor i Administratës dhe Financave në Fondacionin e Kosovës për Shoqëri të Hapur. Gjatë punës së tij 21 vjeçare, Dukagjini ka mbikqyrur operacionet administrative dhe financiare të organizatës. Para se të merrte këtë rol, Dukagjini ka qenë partner në një kompani private. Ai ka diplomuar studimet universitare në menaxhment dhe kontabilitet. 

Denion Galimuna

Denion Galimuna

Menaxher programi

Denion Galimuna është menaxher i programit të Transparencës dhe Llogaridhënies në Fondacionin e Kosovës për Shoqëri të Hapur. Ka magjistruar në Universitetin e Evropës Qëndrore në Budapest në programin Politikat Ekonomike në Tregjet Botërore. Në të kaluarën, Denioni ka qenë pjesë e kabinetit të Ministrit në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik; ka punuar një periudhë të shkurtër në sektorin privat dhe për më shumë se dhjetë vjet në organizatat ndërkombëtare.

Regjistrohu për të marrë lajme në lidhje me KFOS