
Zhvillimi i infrastrukturës kritike energjetike reziliente në Kosovë
Shkruar nga Donika Marku, dokumenti i politikave "Zhvillimi i infrastrukturës kritike energjetike reziliente në Kosovë" përshkruan gjetjet thelbësore dhe ofron rekomandime konkrete për të ndihmuar Qeverinë e Kosovës të zhvillojë reziliencën e infrastrukturës energjetike të saj duke shërbyer si shembull për shtetet e tjera në zhvillim që synojnë të arrijnë reziliencën e infrastrukturës kritike. Veç kësaj, ky dokument politikash është i pari i këtij lloji që operacionalizon reziliencën e infrastrukturës kritike në Kosovë.
Punimi është pjesë e serisë së publikimeve të realizuara nga Kosovo Research and Analysis Fellowship (KRAF), iniciativë dhe projekt operacional i KFOS.