Kosova thërret

Kosova thërret

Prishtinë, 19 mars 2012 – Në datën 20 prill 2012, do të mbahet konferenca me titull “Kosova Thërret”- konferencë ndërkombëtare mbi marrëdhëniet e Kosovës me shtetet e BE-së dhe shtetet rajonale të cilat nuk e kanë njohur Kosovën”, aktiviteti i cili organizohet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur dhe Këshilli Britanik në kuadër të projektit “Kosovo Talks EU” në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe Ambasadën e Britanisë së Madhe.

Qëllimi i kësaj konference një ditore është të kuptohen më mirë pozicionet e Bosnje-Hercegovinës, Qipros, Greqisë, Rumanisë, Sllovakise, Spanjës dhe Serbisë ndaj Kosovës. Aktiviteti do të mbledhë  në Prishtinë përfaqësues të këtyre shtatë shteteve si dhe përfaqësues vendor, organizatat e huaja dhe trupit diplomatik. Konferenca do të shërbejë si forum diskutimesh të hapura mbi marrëdheniet e mëtejshme të Kosovës me këto shtatë shtete si dhe do të diskutohen modelet e bashkëpunimit në nivel politik, kulturor dhe ekonomik.

Konferenca për shtyp mbahet me datë 19 prill 2012, në orën 12:00 në Hotelin ‘Swiss Diamond’. Për më shumë informata kontaktoni ecano@kfos.org ose donika.berisha@ks.britishcouncil.org.

Mediat janë të ftuara në sesionin hapës të konferencës në datën 20 prill 2012, në Hotelin ‘Swiss Diamond’, duke filluar nga ora 09:00. Pas sesionit të hapjes konferenca do të vazhdojë sipas Chatham house rules.


Më shumë

Regjistrohu për të marrë lajme në lidhje me KFOS