Dorëzimi i peticionit për liberalizimin e vizave
Fondacioni i Kosovës dhe partnerët e tij, nesër me datë 15.09.2015 bëjnë dorëzimin e 54, 829 nënshkrimeve të mbledhuara për fushatën për liberalizim të vizave.
Në orën 14:00 do ti dorëzohet peticioni përfaqësuesit të zyres së Bashkimit Evropian z. Samuel Zbogar në zyret e EU Info Center ndërsa në orën 15:00 peticioni do ti dorëzohet ministrit për Integrim Evropian, z. Bekim Ҫollaku, në zyren e tij në ndërtesën e Ministrisë, salla P 37.
Fushata për liberalizim të vizave ka filluar në prill të këtij viti, përkatësisht me letrën e hapur që Shoqëria Civile ia ka dërguar përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, znj. Federica Mogherini-t. Fushata ka vazhduar me vendosjen e posterëve senzibilues në hapësirat e Aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës me mesazh për pamundësinë e lëvizjës së lirë, si dhe nëpër të gjitha rrjetet sociale. Fushata ka vazhduar aktivitetin e saj me peticionin online, i cili ka mbledhur afër 4, 000 nënshkrime. Në 7 komunat kryesore të Kosovës, është organizuar mbledhja e nënshkrimeve nga qytetarët. Atyre iu është dhënë mundësia që ti dërgojnë edhe kartolina të personalizuara, z. Zhbogar dhe ministrit Collaku për të shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me mohimin e të drejtës legjitime, atë të lëvizjes së lirë. Interesim për ta nënshkuar këtë peticion kanë shpreshur 54, 829 qytetarë ndërsa gjthsejt janë dërguar 1020 kartolina. Pjesë e fushatës është edhe një film dokumentar i cili pritet të shfaqet në tetor të këtij viti.