Ecje nëpër akull: Kushtëzime, sfida dhe reforma drejt BE-së

Ecje nëpër akull: Kushtëzime, sfida dhe reforma drejt BE-së

Të hënën, më 7 Nëntor 2016 u mbajt konferenca e Forum 2015: “Ecje nëpër akull: Kushtëzime, sfida dhe reforma drejt BE-së”. Duke sjellë së bashku diplomat, politikë-bërës, media dhe përfaqësues të shoqërisë civile, qëllimi ishte nxirren në pah sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova vis-à-vis si drejt qeverisjes së mirë, ashtu dhe drejt procesit të integrimit Evropian.

 

 

E ndarë në tri sesione të veçanta, konferenca filloi me fjalën hyrëse të drejtorit ekzekutiv të Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur, Luan Shllaku. Më pas, Augustin Palokaj prezantoi punimin “Çfarë pas MSA? Raportet Kosovë-BE”, ku Palokaj  dhe Gjeraqina Tuhina analizojnë hapat e ardhshme në procesin e integrimeve evropiane të Kosovës. Diskutimi pasues në panel, mblodhi kryeministrin Isa Mustafa, shefen e zyrës së BE-së Nataliya Apostolova, si dhe publicisti Veton Surroi. Paneli i dytë dhe i tretë u zhvilluan paralelisht, duke adresuar dialogun Kosovë-Serbi, si dhe reformat në Sundimin e Ligjit në kuadër të integrimeve Evropiane të Kosovës.

Përgjatë konferencës janë publikuar punimet e organizatave jo-qeveritare të mbështetura nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur në fushën e integrimeve evropiane të angazhuara që ta monitorojnë dhe analizojnë punën e bërë të instutucioneve qeveritare gjatë vitit paraprak. Ekspertiza e OJQ-ve të angazhuara në fushat që tashmë i njohin mirë e bën këtë material të vlefshëm në gjurmimin e arritjeve dhe ngecjeve të Kosovës karshi agjendës evropiane. Për më tepër, këto raporte shërbejnë si platformë avokimi për rekomandimet që jepen në to, në institucionet e vendit dhe ato të BE-së, duke përforcuar në këtë mënyrë zërin e shoqërisë civile dhe ndikimin e saj në politikbërjen në vend.

 

 

Më shumë

Regjistrohu për të marrë lajme në lidhje me KFOS