Mungesë angazhimi? Një vështrim mbi spektrin e politikave të vendeve anëtare të BE-së ndaj Kosovës

Mungesë angazhimi? Një vështrim mbi spektrin e politikave të vendeve anëtare të BE-së ndaj Kosovës

Më 8 dhjetor 2017, Forum 2015 organizoi diskutimin e radhës që për synim kishte të eksplorojë mënyrat se si shtetet anëtare të BE-së angazhohen me Kosovën.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës në shkurt 2008 krijoi ndasi të thella brenda Bashkimit Evropian. Përderisa 23 vende anëtare e njohën Kosovën, pesë të tjera refuzuan ta pranojnë shtetësinë e saj. Në atë kohë mendohej se edhe këto vende eventualisht do të renditeshin pas dhe do ta pranonin Kosovën. Mirëpo, edhe pas gati një dekade, kjo gjë nuk ndodhi. Përkundrazi, situata vetëm sa është bërë edhe më komplekse. Në vend të dy kampeve të ndryshme, sot ekzistojnë katër grupe. Së pari, janë vendet që e kanë njohur Kosovën dhe kanë ndërtuar raporte domethënëse me të. Këtu bëjnë pjesë Britania dhe Gjermania dhe shumë vende të tjera anëtare të BE-së. Në anën e kundërt të peshores janë shtetet që vazhdojnë ta refuzojnë njohjen e Kosovës, dhe kanë shumë pak raport me të. Spanja dhe Qiproja hyjnë në këtë kategori. Mirëpo, në mes të këtyre dy poleve janë edhe dy grupe të tjera. Për shembull, Greqia, Rumania dhe Sllovakia refuzojnë ta njohin Kosovën, por, megjithatë kanë krijuar raporte normale me Prishtinën. Ndërkohë, Republika Çeke dhe Polonia, edhe pse e kanë njohur Kosovën, në fakt, në këto dhjetë vitet e fundit, kanë pasur relativisht pak shkëmbime diplomatike me autoritetet e Kosovës. 

 

Më shumë

Regjistrohu për të marrë lajme në lidhje me KFOS