Ftesë për aplikim për grante

Ftesë për aplikim për grante
Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur i bën thirrje të gjithë organizatave joqeveritare (OJQ-ve) në Kosovë të aplikojnë me projekt-propozime për këto fusha: Edukimi i lartë; dhe Integrimet europiane.
Program

Projekte tjera

Data

14 qershor 2019

Shpërndaj
Për: Organizatat joqeveritare
Data e lëshimit: 14 qershor  2019
Afati i aplikimit: 28  qershor  2019
  1. Fushëveprimi i Fondacionit

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) është i përqëndruar në disa fusha kryesore të cilat përfshijnë (i) ankorimin e institucioneve kosovare në standardet e BE-së dhe përmirësimin e statusit ndërkombëtar të vendit dhe (ii) de-politizimin dhe reformimin e sistemit të edukimit të lartë në Kosovë.

2. Ftesë për aplikime

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur i bën thirrje të gjithë organizatave joqeveritare (OJQ-ve) në Kosovë të aplikojnë me projekt-propozime për këto fusha:

  1. Edukimi i lartë; dhe
  2. Integrimet europiane.

3. Fushat e financimit

Në fushën e Edukimi të Lartë do të merren në konsiderim projekt-propozimet që merren me:

  1. Aktivitete të grupeve studentore dhe stafit akademik të universitetit që avancojnë nivelin e angazhimit të tyre për një universitet më transparent dhe llogaridhënës.
  2. Punën hulumtuese dhe avokim konkret në vendosjen dhe korrigjimin e masave që luftojnë dukuritë abuzive dhe i hapin rrugë reformave në edukimin e lartë.

Në fushën e Integrimeve Europiane do të merren në konsiderim projekt-propozimet që merren me:

  1. Përafrimin e Kosovës me standardet evropiane, duke u bazuar në rekomandimet e dala nga raporti i fundëm i Komisionit Europian për Kosovën (2019), sidomos në lidhje me: implementimin e reformave legjislative, mbrojtjen e ambientit, financimin e partive, luftën kundër korrupsionit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut .
  2. Punën hulumtuese dhe avokim në lidhje me relacionet e Kosovës me Bashkimin Evropian, dhe perspektivën europiane të Kosovës, duke përfshirë raportet bilaterale me shtetet anëtare.

4. E drejta për aplikim

Aplikantët të cilët kanë të drejtë të aplikimit janë të gjitha organizatat joqeveritare në Kosovë të regjistruara sipas ligjit të aplikueshëm në Kosovë. Aplikantët të cilat përjashtohen nga kjo ftesë për aplikime janë:

  • Individët;
  • Partitë politike; dhe
  • Organizatat të cilët synojnë financimin për financimin e aktiviteteve fetare.

5. Kushtet dhe mënyra e aplikimit

Për të aplikuar, organizatat duhet të dërgojnë: (i) këtë formë të plotësuar të grant aplikimit;  (ii) CV-të e stafit implementues të projektit; (iii) formën e plotësuar të deklarimit të konfliktit të interesit; (iv) kopjen e çertifikatës së regjistrimit të organizatës; dhe (v) portfolion e punës paraprake në fushën për të cilën po aplikoni.

Ju lutem dërgoni të gjitha dokumentet me email te konkursi@kfos.org duke shënuar në subjektin e emailit që jeni duke iu përgjigjur thirrjes së hapur, ose të shtypura të dorëzohen në zyret e KFOS, Rr. Imzot Nikë Prelaj Vila Nr.13, 10000, Prishtinë.

Thirrja për aplikim është e hapur deri më 28 qershor 2019 në ora 17:30.  

Për sqarime dhe pyetje në lidhje me ftesën për aplikime drejtohuni te Visare Aliu (visare@kfos.org). Për informata të tjera vizitoni websajtin tonë www.kfos.org.

Më shumë

Regjistrohu për të marrë lajme në lidhje me KFOS