Zëvendës Kryesuesi i OSF, Alexander Soros, takohet me Kryeministrin Kurti

Zëvendës Kryesuesi i OSF, Alexander Soros, takohet me Kryeministrin Kurti
Program

Projekte tjera

Data

2 nëntor 2021

Shpërndaj

Zëvendës Kryesuesi i Bordit Global të Fondacioneve për Shoqëri të Hapur, Alexander Soros, së bashku me drejtoren ekzekutive të OSF-së për Evropë dhe Euroazi, Daniela Schwarzer, drejtorin ekzekutiv të OSF-së në Kosovë Luan Shllaku dhe drejtorin ekzekutiv të OSF-së në Shqipëri, Andi Dobrushi u takuan me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin të dielën me 31 tetor. 

Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e OSF biseduan me kryeministrin e Kosovës për gjendjen aktuale në vend. Kryeministri Kurti foli për menaxhimin e pandemisë COVID-19 dhe procesin e mirë të vaksinimit të popullatës, për të cilin Kosova tashmë po prinë në rajon, si edhe për rritjen ekonomike që Banka Qendrore e Kosovës e parasheh të arrijë 9,9% Në këtë drejtim u theksua kontributi i mërgatës në rritjen ekonomike dhe rëndësia e përfshirjes së saj në zhvillimin e mëtejshëm të vendit nëpërmjet Fondit të Ekselencës.

Përveç kësaj të pranishmit biseduan edhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe synimin e përbashkët të rajonit për integrim në Bashkimin Evropian.

Në takim u prezantua projekti më i ri i Fondacionit për Shoqëri të Hapur në Kosovë, një bashkëpunim ky me Institutin Riinvest, që ka për qëllim promovimin e agjendës së gjelbër nëpërmjet një qendreje e cila ofron edukim për administratë, për sektorin privat dhe shoqërinë civile, hulumtime, si edhe ligjërata dhe bashkëbisedime mbi temat më të rëndësishme për avokimin e politikave të gjelbërta.

Gjatë takimit u fol edhe për rëndësinë e transparencës në qeverisje dhe kryeministri Kurti potencoi rëndësinë e e-qeverisjes dhe të dhënave të hapura. 



Më shumë

Regjistrohu për të marrë lajme në lidhje me KFOS