OSF dhuron 100,000 teste për COVID-19 institucioneve të Kosovës

OSF dhuron 100,000 teste për COVID-19 institucioneve të Kosovës
Program

Covid-19

Data

14 tetor 2020

Shpërndaj

Në një recepcion ceremonial, Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur shënoi donacionin e 100,000 testeve për COVID-19 për qeverinë e Kosovës. Në shtator, Fondacionet për Shoqëri të Hapur zotuan 1.5 milion dollar për të blerë 100,000 RT PCR test kite për COVID-19. Të prodhurara në Bashkimin Evropian, test kitet e dhuruara përfshijnë teste dhe kemikale që ua mundësojnë institucioneve publike të Kosovës të testojnë dhe të bëjnë diagnozën e të infektuarve me COVID-19. Donacioni është pjesë e një intervenimi më të gjerë të rrjetit global të Fondacioneve për Shoqëri të Hapur për të lehësuar impaktin e COVID-19.

Në Ministrinë e Shëndetësisë, Ministri Armend Zemaj dhe Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur z. Luan Shllaku iu drejtuan mediave. Zemaj falenderoi Fondacionin dhe themeluesin e tij George Soros për këtë donacion bujar.

“Donacioni është kontribut i çmueshëm në rritjen e fuqisë testuese për diagnostikimin e infeksionit Covid-19,” tha Ministri Zemaj.

Ndërsa, drejtori i KFOS, z. Shllaku tha se ky donacio është mjaft me peshë duke konsideruar që është një donacion prej një filantropi të vetëm, z. George Soros.

“Z. George Soros ka ndihmuar Kosovën për tri dekada, duke ndihmuar në momente kritike të zhvillimit të saj dhe ka shpërndarë donacione me vlerë mbi 50 milionë dollarë për të ndërtuar shoqërinë civile dhe institucionet demokratike,” tha z. Shllaku.

Më shumë

Regjistrohu për të marrë lajme në lidhje me KFOS