Seria e shënimeve të politikave: Fuqizimi i perspektivës së Kosovës në dialog
Ky komplet i pesë punimeve është një seri e shënimeve të politikave të botuara që nga viti 2018 e që adresojnë të ashtuquajturën “fazë te re” të dialogut politik të udhëhequr nga BE në mes të Kosovës dhe Sërbisë, apo thënë ndryshe, negociatat për një marrëveshje përfundimtare, gjithpërfshirëse dhe ligjërisht obligative për normalizimin e plotë të marrëdhënieve në mes të dy vendeve.
Kjo seri shkrimesh, shkruar bashkarisht nga Bodo Weber, hulumtues i lartë në Democratization Policy Council (Berlin), dhe kryeredaktori i Kohës Ditore, Agron Bajrami (Prishtinë), mbulon aspektet dhe elementet kryesore të një të ardhshme marrëveshjeje potenciale nga perspektiva kosovare po edhe ajo ndërkombëtare.
Këto punime janë pjesë të një programi më të gjërë për dialog dhe avokim të quajtur “Fuqizimi i perspektivës së Kosovës - Negociatat për një marrëveshje gjithpërfshirëse në mes Kosovës dhe Serbisë” të inicuar nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS, Prishtinë) dhe Democratization Policy Council (Berlin), e implementuar nga viti 2018 (dhe me pjesëmarrjen e Grupit për Studime Juridike dhe Politike,GLPS, në vitin e parë). Ky projekt paraqet tentativën më të gjërë dhe më të gjatë joformale për dialog deri më sot, duke bërë ura ndërlidhëse në mes politikbërësve të partive të ndryshnme, në mes të politkbërësve dhe shoqërisë civile, dhe në mes të akterëve në Kosovë dhe zyrtarëve e politikbërësve nga kryeqytetet e BE-së dhe vendeve perëndimore.
Katër nga punimet e para veçmë janë prezantuar dhe diskutuar me politikbërës në Kosovë dhe më tutje; ndërsa me punimin e pestë dhe të fundit ekipi është duke konkluduar serinë dhe duke e bërë të qasshme për publikun kosovar, serb, dhe ndërkombëtar.
Punimi #1: “Korniza origjinale e dialogut politik” adreson kornizën origjinale, qëllimet dhe principet që formësuar aranzhmanin origjinal dhe sukseset e dialogut politik;
Punimi #2: “Njohja e realitetit: Çështja e njohjes së Kosovës nga Serbia” - merret me çështjen e njohjes së Kosovës prej anës së Sërbisë.
Punimi #3: "Rruga e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe OKB” merret me pyetjen e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe OKB.
Punimi #4 “Mbrojtja kolektive etnike si mjet per (ç)integrim: Asociacioni i komunave me shumicë serbe” merret me çështjen e integrimit të serbëve të Kosovës.
Punimi #5 “Ç’mund t’i ofrojë Kosova Beogradit? Çështjet blaterale në negociatat për marrëveshjen gjithpërfshirëse” - merret me çështjet bilaterale.
Kjo seri e shënimevë mund të lexohet në gjuhën angleze, shqipe, serbe, gjermane dhe atë frënge (tri punimet e para).
Në vend se të ofrojnë rekomandime të gatshme për pozitën negociuese të Kosovës, shënimet e politikave kanë për qëllim që të shërbejnë si një katalizator për debat dhe dialog intensiv dhe produktiv. Duke e përdorur këtë qasje, autorët dhe organizatorët e projektit në përgjithësi kanë për qëllim që të ndihmojnë tejkalimin e kufizime strukturore të lidhura me negociatat për një marrëveshje gjithpërfshirëse përfundimtare. Ekipi shpreson se ky input do të përkrahë tentativat aktuale për të rinisur me sukses negociatat për një marrëveshje përfundimtare dhe gjithpërfshirëse.
Qëllimi kryesor i joni është të kontribuojmë në një zgjidhje të qëndrueshme të konfliktit Kosovë-Serbi që do të përfundojë statusin e dy vendeve si shtete të papërfunduara, dhe kështu duke krijuar kështu parakushte të rëndësishme për transformimin demokratik të Kosovës dhe Serbisë, dhe të paqes afatgjate në rajon.