Liria e lëvizjes në tranzicion
Analiza “Liria e lëvizjes në tranzicion” trajton temën e lëvizjes së lirë të njerëzve në Kosovë dhe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ky hulumtim shqyrton çështjen e lirisë së lëvizjes nga marrëveshja e parë ndërmjet delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës në vitin 2011 deri në situatën aktuale, me fokus në zbatimin e marrëveshjeve të arritura dhe pasojat e mundshme me të cilat mund të përballet popullata e Kosovës dhe e Serbisë nëse nuk gjendet një zgjidhje e qëndrueshme për këtë problem. Ky hulumtim është realizuar nga OJQ AKTIV.