Mjegulla në Perspektivën Europiane të Kosovës

Mjegulla në Perspektivën Europiane të Kosovës
Program

Forum 2015

Data

23 prill 2015

Shpërndaj

Prishtinë, 23 Prill, 2015 – Nën ombrellën e Forumit 2015, dhe organizim të Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS), sot në Prishtinë u mbajt tryeza e rrumbullakët mbi temën Perspektiva Europiane e Kosovës. Paneli u hap nga Z. Augustin Palokaj njëri nga autorët e analizës Ndryshimet në BE 2014 dhe Kosova, të realizuar në kuadër të Forum 2015.  Pas pjesës hyrëse, diskutimi vazhdoi në panelin e përbërë nga z.Gerald Knaus, themelues dhe udhëheqës i think tank organizates se mirenjohur berlinase European Stability Initiative, z. Samuel Zhbogar, Përfaqësues i Bashkimit Evropian, Bekim Collaku,  Minister per Integrim Europian ne Qeverine e Republikes se Kosoves, Ulrike Lunacek, Zëvendës Kryesuese e Parlamentit Evropian dhe Raportuese për Kosovën e cila u lidh përmes video-lidhjes, dhe Venera Hajrullahu, Drejtoreshë e Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile. Moderimin e diskutimit e bëri znj. Gjeraqina Tuhina autorja tjetër e raportit të Forum 2015.

Si përfaqësuesit e BE-së, ashtu edhe ata të shoqërisë civile përmendën sfidat dhe problemet e shumta që duhen adresuar për të siguruar të ardhmen Europiane të Kosovës. Të gjithë panelistët poashtu theksuan ndryshimet e mëdha nëpër të cilat kanë kaluar institucionet e BE-së kohëve të fundit dhe si ato reflektohen në proceset integruese në Ballkanin Perëndimor, në përgjithësi dhe në Kosovë në vecanti. Mos-njohja e Kosovës nga të gjitha vendet anëtare të BE-së u paraqit si një ndër sfidat më të mëdha në vazhdimin e proceseve integruese të vendit, karshi prioritetit të ulët që vendet Europiane kanë për politikat e zgjerimit në kohët e fundit. Ndryshimet në fushën e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë gjithashtu përbëjnë një realitet të ri dhe klimë jo-shumë premtuese për kandidatët potencial. Fitoret e partive të së djathtës në shumë vende në BE dhe rritja e ksenofobisë ndaj imigrimit dhe zgjerimit janë gjithashtu faktorë përkeqësues për aspiratat e anëtarësimit të vendeve me perspective Europiane. Fokusi i BE-së tanimë është më shumë brenda vetë BE-së gjithashtu tashmë është i konfirmuar edhe nga vetë komisioneri Jean-Claude Juncker . Gjate prezentimit, z. Palokaj theksoi se ne pergjithesi ne BE verehet nje interesim teper I ulte per Ballkanin Perendimor, dhe Kosoven ne vecanti.

Gerald Knaus, gjatë ekspozimit të tij provokues u fokusua në drejtësinë e procesit dhe barazinë në garë nga BE kundrejt vendeve aspiruese për anëtarësi, dhe në të njejtën kohë potencoi që rasti i Kosovës është i vetmi ku BE aplikon standarde të ndryshme. Qasja aktuale e BE-se, ne te cilen Kosova vleresohet tjeter nga shtetet e rajonit nuk po nxit reformat e nevojshme brenda Kosoves. Gjithashtu, z. Knaus theksoi se pas bisedave me një numër të ministrave të brendshëm të shteteve anëtare, liberalizimi i vizave për shtetasit e Kosovës mund të mos ndodhë edhe në katër vitet e ardhshme. Z. Samuel Zhbogar gjatë prezantimit të tij potencoi komplikimet shtesë me të cilat Kosova është dashur të ballafaqohet përvec atyre të parashtruara vendeve të tjera të rajonit, por se tashmë kemi progress real dhe deri në verë do të hyjë në marëdhëniet kontraktuale përmes nënshkrimit të MSA-së. Përderisa procesi mund të mos jetë aq i shpejtë sa do të dëshironin përkrahësit e integrimit të Kosovës.

Diskutimi u pasua nga një vështrim i z. Bekim Çollaku, Ministër për Integrime Evropiane i cili konfirmoi edhe njëherë përkushtimin e institucioneve të Kosovës në kryerjen e obligimeve karshi proceseve integruese. Z. Collaku gjithashtu theksoi rëndësinë e zbatimit të MSA-së në plotësi, duke dhënë kështu dëshmi për seriozitetin ndaj proceseve integruese. Ai poashtu shtoi se MSA-ja aktuale per Kosoven dallon per faktin qe Traktati I Lisbones mundeson nenshkrimin e nje marreveshjeje te tille me Komisionin Evropian ne vend me Keshillin. Znj. Lunacek tregoi optimizëm për të ardhmen e integrimeve Europiane për rajonin e Ballkanit, por edhe të Kosovës në përgjithësi. Ajo potencoi që duhet të bëhet progres në të dy anët e ekuacionit dhe në rast se Kosova përmbush kriteret teknike për liberalizim të vizave, një vendim i tillë do të merret në Bruksel. Reformat ekonomike, sociale si dhe luftimi i korrupsionit dhe krimit, janë disa detyra ku Qeveria e Kosovës duhet të tregojë progres. Edhepse Kosova formalisht, mund të aplikojë, një gjë e tillë nuk do të ishte fryt-dhënëse pa njohjen nga anëtarët që ende nuk e njohin shtetësinë.

Gjatë diskutimit në panel gjithashtu u përmend disa here që pas zbatimit të MSA-së në fillim të vitit 2016, nuk dihet se cfarë do të pasojë për Kosovën dhe u la të kuptohet që BE do të gjejë një mënyrë kreative për të vazhduar procesin. Konkluzionet e Këshillit Europian rreth të ardhmes Europiane të Serbisë dhe Kosovës shoqërohet me kushtin e bisedimit në mes të dy palëve dhe kjo ska qenë shumë popullore në asnjërën anë të kufirit, mirëpo në të njejtën kohë, e ardhmja europiane e të dyja vendeve është në interes të BE-së tha gjatë diskutimit z. Zhbogar. Znj. Venera Hajrullahu, potencoi që Kosova nuk ka bërë fare progres në lidhje me procesin e integrimeve. Politikat brenda BE-së dhe amullia rreth procesit, përfshi këtu edhe qasja ‘kreative’ e BE-së ndaj Kosovës, kanë ndikuar negativisht në proceset integruese të Kosovës, që zakonisht janë marrë me compromise të shumta në kurriz të Kosovës. Ajo poashtu theksoi se raporti mes Kosoves dhe BE-se ka mbeetur peng I vendimeve te cilat asnjera nuk mund ta ndikojne.

Z. Lunacek, e cila u bashkangjit perms video-lidhjes, nder te tjera theksoi se formalisght duhet te jete e mundur qe Kosova te aplikoje per anetaresi dhe statusin e kandidatit pas hyrjes ne fuqi te MSA-se. Tek ceshjta e liberlaizimit te vizave, ajo potencoi se Parlamenti Evropian do te mbeshtete kete, por se vendimet duhet te merren nga ministrant e brendshem te shteteve anetare, te cilet duhet te binden nga institucionet kosovare.

Insistimi që Kosovës t’i bëhet vlerësim sa më real ashtu si shteteve tjera, duhet të jetë kërkesa më e zëshme e institucioneve Kosovare drejtuar Komisionit Europian dhe të gjithë miqëve të Kosovës, pasi standardizimi i raportimit për Kosovën, do ta bënte procesin më transparent dhe më të drejtë (Knaus).

Qasja qëllimisht e padefinuar adaptuar nga BE mbi dialogun sipas Z Palokaj, është qasje shumë problematike dhe e disbalancuar pasi që neutraliteti ndaj statusit ka implikime për të dyja shtetet (Kosove dhe Serbi). Ndersa trajtimi I barabrte I dialogut dhe procesit integrues nuk eshte fer, ndersa per MSA-ne shtoi se MSA-ja ne substance eshte e ngjashme me ato te nenshkruara me shtetet e rajonit, por jo ne forme, dhe kjo do te jete problematike. Poashtu, as liberalizimi I vizave nuk bent e trajtohet si pjese e procesit integrues, por eshte process I vecante.

Si përfundim, gjatë diskutimit u la të kuptohet që Kosovën e pret një e ardhme europiane pasi nuk ka asnjë alternative ndaj këtij skenari, mirëpo procesi përmes së cilit kjo e ardhme do të sigurohet, mbetet të definohen tutje.

Tryezën e plotë mund ta dëgjoni duke klikuar mbi këtë link.

Mbulesë mediatike:

Koha: BE-ja mund ta nënshkruajë MSA-në për Kosovën në verë

Kallxo.com: Kosova “Ecën në Mjegull” Drejt Integrimit Evropian

Zëri i Amerikës: KE dhe MSA me Kosovën

Heyevent: Perspektiva Evropiane e Kosovës / Kosovo’s European Perspective

Kosovapress: Më 30 prill miratohet MSA për Kosovën

Kosovalive: BE-ja mund ta nënshkruajë MSA-në për Kosovën në verë

Ripost!: Nuk ka liberalizim të vizave për Kosovën edhe për 4 vite!

Kosovain.eu: Pak shpresë për liberalizim vizash sivjet

Më shumë

Regjistrohu për të marrë lajme në lidhje me KFOS