Lajmërim për situatën emergjente nga COVID-19

Lajmërim për situatën emergjente nga COVID-19
Program

Covid-19

Data

17 mars 2020

Shpërndaj

Përhapja e shpejtë e virusit COVID-19/ Coronavirusi i ri dhe identifikimi i rasteve të para në Kosovë, na shtyejnë ne si Fondacion i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) të ndërmarrim masa në interesin publik dhe për të garantuar sigurinë e stafit dhe bashkëpunëtorëve tanë.

Duke ndjekur udhëzimet e Qeverisë sonë për të zbatuar masat e “distancimit social,” dhe udhëzimeve të dala nga zyra kryesore e Open Society Foundations, zyrat e KFOS në Prishtinë do të jenë të mbyllura që nga data 16 mars deri më datën 31 mars 2020.

Kjo datë mund të rishqyrtohet në fund të muajit mars në rast se ka ndryshim të situatës dhe për të reflektuar masat që do t’i ndërmerr Qeveria e Kosovës për të siguruar shëndetin publik.

Megjithatë, puna e Fondacionit vazhdon online dhe stafi ynë programor do të jetë i qasshëm përmes emailit, telefonit dhe platformave tjera për të realizuar punët e përditshme.

Çdo pyetje në lidhje me zbatimin e granteve dhe mbarëvajtjes së tyre duhet tu dërgohet kordinatorit përgjegjës të programit.

Më shumë

Regjistrohu për të marrë lajme në lidhje me KFOS