SI PUNOJMË

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur është fondacion nacional, pjesë e rrjetit të Fondacioneve për Shoqëri të Hapur (OSF). Si Fondacion i pavarur me bazë në Kosovë, për çdo vit KFOS jep me qindra grante organizatave të shoqërisë civile dhe individëve për të promovuar sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë, dhe për të luftuar korrupsionin e ndasitë ndër-etnike.

160+

grante u janë dhënë OJQ-ve dhe individëve në 2019

2.4 mil. €

buxheti i KFOS në 2019

Qasja jonë


Si organizatë lokale, Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur bashkëpunon me shoqërinë civile dhe institucionet publike për të shtyer përpara politika publike dhe përforcuar demokracinë në Kosovë. Për të arritur këtë Fondacioni zhvillon dhe implementon projektet e veta, si dhe përkrahë organizata dhe individë të përkushtuar për të ndërtuar një shoqëri të hapur. Sikur rrjeti i tij amë, KFOS punon ngushtë me organizata dhe individë për të ndërtuar marrëdhenie afatgjata për të avokuar për synimet e përbashkëta strategjike dhe përdorë mënyra të ndryshme për të gjetur bashkëpunëtorë: prej kontaktimit direkt e deri tek thirrjet e hapura. KFOS luan një rol pro-aktiv të identifikimit të partnerëve duke u angazhuar aktivisht për të iniciuar bashkëpunime me organizata dhe individë, dhe duke ndërtuar koalicione më të gjëra.

Grantet

Përmes grantimit, Fondacioni mbështet organizata jo-qeveritare, rrjete organizatash, dhe individë, duke i mbuluar prej kostove të zbatimit të aktiviteteve hulumtuese e avokuese, e deri tek shpenzimet operacionale dhe administrative. Fondacioni bashkëpunon ngushtë me partnerë për të avokuar në lëmitë kryesore të definuara në strategjinë e vet. Për të mësuar më shumë për punën programore të Fondacionit, shih Puna jonë>

Për të aplikuar për thirrje të hapura ose për të shkarkuar format e aplikacionit shih:

Thirrjet e hapura dhe formularët >

Për të mësuar më shumë për punën e mëparshme të Fondacionit shih:

Raportet vjetore>

Regjistrohu për të marrë lajme në lidhje me KFOS