Puna jonë
Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur jep grante dhe implementon projekte të veta me qëllim të ndërtimit të një shoqërie gjithpërfshirëse dhe një demokraci vibrante në Kosovë. Aktualisht, puna e Fondacionit fokusohet në katër fusha programore.
Derisa në të kaluarën Fondacioni ka punuar me aktivistë dhe ekspertë lokalë për të ekspozuar praktikën e keqe dhe korrupsionin që çuan në degradimin e mjedisit, aktualisht programi kërkon të ofrojë përkrahje për një të ardhme pa thëngjill, të zbulojë skema mashtruese të investimeve në sektorin e hidrocentraleve, dhe që Kosova t’i miratojë synimet strategjike të harmonizuara me Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane.
Ka shumë arsye për të besuar se duke e promovuar dhe shfrytëzuar potencialin e saj të thëngjillit, Kosova, që është vendi më i pasur në botë për kokë banori për sa i përket linjitit, mund të kontribuojë në efektet e ngrohjes globale. Nxjerrja dhe djegia e linjitit është një ndërmarrje me kapital intensiv, dhe – përveç ndikimit të tij në mjedis – arrin një çmim të madh lidhur me përdorimin e tokës, lëvizje demografike, zhvendosjen e vendbanimeve, konsumimin e ujit dhe degradimin e tokës së punueshme. Përveç kësaj, besohet gjerësisht se investimet intensive kapitale në industrinë e thëngjillit janë të pjekura për korrupsion masiv.
Nga ana tjetër, është vërtetuar plotësisht se përfitimet neto të hidrocentraleve të vogla, posaçërisht në vendet që kanë mungesë të burimeve ujore, si Kosova, janë shumë më të ulëta sesa dëmet që ato ia shkaktojnë mjedisit, duke i rrezikuar burimet natyrore dhe biodiversitetin dhe duke shkaktuar dëmtim të rrjedhave të ujit. I inkurajuar nga suksesi i veprimeve të koalicionit kundër korrupsionit, të cilat ishin pjesë përbërëse e punës së fondacionit në ciklin e kaluar strategjik, fondacioni do të bashkojë partnerë të rëndësishëm të cilët i kanë demonstruar aftësitë për ta luftuar fenomenin që e rrezikon perspektivën mjedisore të vendit. Partnerë të shquar në përpjekjet kundër korrupsionit dhe aktivistë lokalë të mjedisit do të bashkohen në një partneritet joformal për të avokuar kundër zgjerimit të kapaciteteve të mëdha energjetike me bazë fosile dhe hidrocentraleve që i shterojnë burimet natyrore dhe ndikojnë në vendbanimet përreth dhe për zhvillimin e një mjedisi të pastër të sektorit të energjisë.
Me iniciativë të Fondacionit, në shkurt të vitit 2018, nëntë organizata të shoqërisë civile u bënë bashkë për të themeluar koalicionin Pro Open, për hapje të të dhënave dhe llogaridhënie në prokurimin publik.
Që nga themelimi i institucioneve vetëqeverisëse në Kosovë, prokurimi publik ka qenë dhe mbetet fushë e gjelbërt për korrupsion, pavarësisht synimeve për ta rregulluar këtë sektor me ligje të mira, të cilat janë bazuar në legjislacionin evropian.
Ndërhyrjet e grupeve të interesit të lidhura në shumë raste me partitë politike, në vazhdimësi i kanë cenuar të gjitha iniciativat për reformë në prokurimin publik në Kosovë dhe zbatim efektiv të ligjit.
Përkundër projekteve të shumta të asistencës për institucionet e Kosovës nga donatorët, dhe tentimeve të vazhdueshme për të rregulluar këtë sektor të ndjeshëm në Kosovë, korrupsioni mbetet në nivele të larta. Kjo situatë ka ndikuar që ofrimi i shërbimeve për qytetarët të jetë i dobët, fuqizohen kompanitë të cilat kanë paguar ryshfet dhe pasurohen zyrtarët publik të cilët kanë ndikim në dhënien dhe menaxhimin e kontratave publike. Gjatë gjithë kësaj periudhe, ka munguar një bashkëveprim i strukturuar në mes të medias dhe shoqërisë civile, të cilat do të duhej ta mbanin gjallë presionin ndaj zyrtarëve publik përmes informimit të opinionit për problemet në prokurimin publik.
Por një presion i tillë publik nuk mund të ndodhë pa i hapur qeveria të dhënat, një nga elementet bazike që do të rriste transparencën.
Duke e pasur parasysh këtë kontekst, dhe me qëllim që të ekspozojnë dhe luftojnë korrupsionin në sektorin e prokurimit publik, nëntë organizata, duke përfshirë Fondacionin e Kosovës për Shoqëri të Hapur, Institutin Demokratik i Kosovës, KDI, Organizata Anti-korrupsion Çohu, Institutin Riinvest, Lëvizja FOL, Iniciativën për Progres, Ec ma ndryshe, Institutin Columbus dhe Demokracia Plus, vendosën që t’i bashkojnë forcat.
Në vitin 2019, koalicioni ProOpen është anëtaresuar në rrjetin ndërkombëtar Publish What You Pay.
Më shumë
Në njëzet vitet e fundit, komuniteti i serbëve të Kosovës është përballur me një mori sfidash socio-politike duke filluar nga izolimi institucional dhe shoqëror deri te krimi i organizuar dhe rrënimi ekonomik. Këto sfida janë veçanërisht të dukshme në veriun e Kosovës, gjeografikisht të shkëputur, i cili me kalimin e kohës u shndërrua në një bastion të regjimit autoritar të një partie të vetme, një mjedis jo i favorshëm për jetë të shëndetshme politike dhe shoqërore.
Shumë zhvillime të kohëve të fundit, siç është Procesi i dialogut në Bruksel, rritën presionin politik, mënjanuan organizimin e shoqërisë civile dhe nxitën një perceptim të përgjithshëm se qytetarët serb në masë të madhe janë të përjashtuar nga procesi i vendimmarrjes. Rrjedhimisht, një shoqëri tashmë e mbyllur është ngulfatur edhe më shumë nga atmosfera mbizotëruese e cila limiton zhvillimin e diskustimit të fuqishëm dhe energjikë mbi çështjet e rëndësishme për komunitetet lokale.
Duke synuar trajtimin e disa prej këtyre çështjeve, Fondacioni krijoi një qasje të trefishtë për të nxitur nismat qytetare, promovuar një kulturë të dialogut të hapur mbi çështjet relevante që kanë të bëjnë me qytetarët dhe për të avokuar ndryshimet e dëshiruara përmes mbështetjes së shoqërisë civile. Për të arritur këtë objektiv, Fondacioni u përqendrua në (1) sigurimin e hapësirës për aktivizmin qytetar dhe promovimin e tij përmes Qendrave të Energjisë Qytetare (CEC) të krijuara në Mitrovicë Veriore (2014) dhe Graçanicë (2019), (2) mbështetjen e hulumtimit autentike dhe avokimit të bazuar në gjetjet e dëshmuara përmes platformës “Open” dhe (3) mbështetjen e diskutimit publik midis serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës duke kontribuar kështu në përpjekjet për avokim publik dhe ngritjen e dialogut midis këtyre dy komuniteteve përmes emisionit të debatit në TV dhe internet “SporaZoom” (Marrëveshja).
Duke marë parashysh dinamikën politike brenda komunitetit serb në Kosovë, veçanërisht dialogun Kosovë-Serbi, nevoja për debat dhe koordinim midis aktorëve të shoqërisë civile është domosdoshmëri më shumë se kurrë më parë për të luftuar tendencat autoritare lokale që në mënyrë të prekshme kanë zvogëluar hapësirën civile në këtë komunitet.
"Demokracia, hapja dhe perspektivat e komunitetit serb në Kosovë - Open" është iniciativë e nisur në vitin 2020 që synon të zhvillojë një hapësirë dinamike dhe të hapur për diskutim brenda komunitetit serb, dialogun ndërmjet serbëve dhe komuniteteve të tjera në Kosovë, duke përfshirë dhe institucionet përkatëse në nivel lokal dhe qendror.
Anëtarët e Platformës Open janë organizata të shquara të shoqërisë civile dhe të mediave nga komuniteti serb në Kosovë të cilat analizojnë dhe vlerësojnë ndikimin e organizatave civile dhe politike në demokracinë dhe hapjen e komunitetit serb në Kosovë, dhe njëkohësisht përmes analizës vlerësojnë karakterin demokratik dhe hapjen e institucioneve, politikave dhe proceseve me rëndësi për komunitetin serb në Kosovë.
Hulumtimet, analizat dhe përmbledhjet e politikave të cilat i realizojnë anëtaret e Platformës Open shërbejnë për të parë gjendjen aktuale dhe perspektivat e komunitetit serb në Kosovë. Njëkohësisht, ato shërbejnë si bazë për aktivitete avokuese ndaj institucioneve të qeverisjes lokale dhe qendrore dhe komunitetit ndërkombëtar me synim intensifikimin e angazhimit të gjithë aktorëve shoqëror në forcimin e praktikave demokratike dhe kulturës së dialogut.
Më shumë
Një nga katër qëllimet kryesore të fondacionit është të depolitizohet dhe reformohet sistemi i korruptuar i arsimit të lartë në Kosovë, së pari si qëllim në vetvete po edhe si një shembull i profilit të lartë i sfidimit të pandëshkueshmërisë.
Në fillim të vitit 2014, Fondacioni ishte dëshmitar se si fuqia që angazhonte qytetarët mund të sjellte ndryshim në arismin e lartë. Pas protestave disa ditore të studentëve kundër rektorit të të kompremetuar të Universiteti të Prishtinës, Bordi i Universitetit iu dorëzua kërkesës së popullarizuar dhe e zevëndësoi atë me një pasardhës me kredibilitet. Shoqëria civile ndihoi në zgjedhjen e rektorit të ri i cili kishte reputacion të një udhehëqesi reformator. Megjithatë që nga fillimi ai u rezistua nga kartelët, dhe përfundimisht dha dorëheqje në vitin 2016. Përderisa ky momentum qytetar do të duhej të kanalizohej në thirrje robuste për reformë sistematike, ndodhi e kundërta - u zhduk tërësisht. fondacioni planifiko të rindezë flakën. Për të inicuar këtë kampanjë Fondacioni do të:
1. Do të ngjallë këtë çështje përmes analizave të politikave dhe gazetarisë hulumtuese përmes një serie të debateve televizive, forumeve për politika dhe platformave multi-mediale duke përfshi Forum2015 dhe Open333;
2. Përmes partnerëve qytetarë, Fondacioni do të mbledhë, fuqizojë dhe mobilizojë konstituenca të ndryushme që kanë interesim të veçantë në reformimin e sistemit të arsimit të lartë, duke përfshirë grupet studentore jo-politike, shoqatat e alumnive, prindërit, dhe bizneset/odat ekonomike që dëmtohen për shkak të transferit të dobët të aftësive në arsim. Fondacioni do të mundohet t’i pozicionojë këto grupe dhe të përdorë analiza hulumtuese për energjizimin e segmenteve të ndryshmë votuese; në të vërtetë, gati çdo familje ka fëmijë në moshë të arsimit të lartë apo pak para sa. Duke ndërtuar mbi suksesin e protestave të studentëve, Fondacioni do të tentojë t’i bëjë shembuj raste specifike të keqbërjes për të kërkuar ndryshim më të gjërë. Protestat e vitit 2014 kanë vënë në pah tendencën e qytetarëve për tu angazhuar në mënyrë më efektive rreth çështjeve konkrete se sa një grupi vlerash.
Gjatë katër viteve, Fondacioni e definon suksesin si formimin e një grupi të konstituentëve të organizuar dhe me mjaft aftësi, të cilët mundën vetvetiu me entuziazëm të monitorojnë sektorin e arsimit të lartë dhe të përdorin një gamë të taktikave për të bërë presion tek partitë politike dhe oportunistët në akademi, që t’i ndlain praktikat e tyre korruptive. Qëllim dy-vjeçar do të jetë: 1) dalja në pah e një lëvizje të fortë të grupeve studentore brenda universitetit që punojnë në këtë çështje; 2) dalja në pah e grupeve konstituente që angazhohen në këtë kampanje, dhe; 3) interesimi i qëndrueshëm i mediave në këtë çështje, duke u matur nga së paku 10 raporte hulumtimi në gjendjen e qeverisjes së sistemit unive
Koalicioni për Integritetit dhe Transparencë në Universitet u themelua në vitin 2017 nga organizata të shoqërisë civile në Kosovë për të luftuar korrupsionit akademik dhe mungesën e integritetit në njërin nga sektorët më të rëndësishme të vendit.
Atë kohë, organizatat që merreshin me reformimin e sektorit të arsimit, e shihnin mungesën e integritetit në arsimin e lartë si një pengesë për zhvillimin e këtij sektori dhe të zënies së hapit me vendet tjera evropiane.
Kur themeluan koalicionin, organizatat nënshkruan një deklaratë, duke shprehur qëndrimin e tyre se ndërhyjet politike dhe klanore, korrupsioni akademik, punësimet dhe avancimet e paligjshme, plagjiarizmi dhe mashtrimi ishin vetëm disa nga dukuritë në Universitetin e Prishtinës që kishin zhvlerësuar kontributin historik të këtij institucioni në zhvillimin e Kosovës dhe kishin privuar gjeneratat e reja nga e drejta për një arsimim cilësor.
“Të ndërgjegjshëm për rëndësinë që ka Universiteti i Prishtinës për zhvillimin e Kosovës dhe duke vlerësuar gatishmërinë e qytetarëve të Kosovës që të vihen në mbrojtje të këtij institucioni, ne organizatat themeluese kemi vendosur të t’i bashkojmë përpjekjet tona për rikthimin e besimit të publikut ndaj Universitetit,” shkruan në deklaratën themeluese të KITU.
Sot, KITU angazhohet në monitorim të arsimit të lartë, dhe avokim për respektimin e standardeve akademike dhe etike në institucione të arsimit të lartë nëpër të gjithë Kosovën. Vazhdimisht, organizatat anëtare bëjnë thirrje për transparencë dhe llogaridhënie në të gjitha nivelet dhe institucionet që merren me arsim, duke përfshirë këtu agjencitë e pavarura, universitetet rajonale si dhe ato private.
Për më tepër, gjatë katër viteve të fundit, puna e KITU-s është zgjëruar në angazhimin dhe fuqizimin e grupeve studentore për t‘u bërë faktor shtytës dhe nxitës i reformave brenda institucioneve arsimore.
Anëtarët e KITU-s janë: Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), Qendra për Kurajo Politike (CPC), Organizata Çohu, Demokracia për Zhvillim (D4D) dhe OJQ Admovere.
Më shumë
Në dy dekadat e fundit, prospekti i anëtarësimit në BE ka nxitur reforma, demokratizim dhe zhvillim në Ballkanin Perëndimor. Në Kosovë, kjo perspektivë ka shërbyer si forcë unifikuese për të shtyrë reformat e brendshme dhe integrimin e vendit në nismat rajonale me qëllim të zgjerimit të lidhjeve në një rajon të ndarë.
Megjithatë, për dallim nga fqinjët, Kosova vazhdon të ketë një lidhje të paqartë me BE-në pasi pesë shtetet anëtare nuk njohin pavarësinë e saj. Njëkohësisht, barrierat politike kanë dëmtuar marrëdhëniet normale ndërmjet Kosovës dhe këtyre vendeve, si dhe komunikimin ndërmjet shoqërive të tyre. Në ndërkohë, në nivel rajonal, marrëdhëniet me dy fqinjët që nuk njohin pavarësinë, Serbinë dhe Bosnjën dhe Hercegovinën, mbesin të rënduara.
Për të trajtuar çështjet që ndikojnë në perspektiven evropiane të Kosovës, si në rrafshin ndërkombëtar ashtu edhe në atë rajonal, Fondacioni për momentin përqendrohet në tri fusha: a) mbështetjen e hulumtimeve dhe avokimeve origjinale përmes Bursës kosovare për hulumtime dhe analiza Kosovo Research and Analysis Fellowship (KRAF); b) përkrahjes dhe mbështetjes së nismave të shoqërisë civile të cilat inkorporojnë një perspektive rajonale dhe avokojnë më thellë për bashkëpunim rajonal ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor; dhe c) përkrahjes së shoqërisë civile në avokim dhe mbikëqyrje të reformave të BE-së në vend.
Shumë punë të tanishme formësohen dhe janë të bazuara mbi përvojat të cilat Fondacioni i ka grumbulluar në dy dekadat e fundit duke punuar me fondacionet tjera në rrjetin e OSF-ve, partnerët në Evropë dhe rajon, si dhe me bashkëpunime me individë.
Duke marrë parasysh zhvillimet e ndryshueshme politike në Ballkan, Fondacioni do të vazhdojë të ndërtojë këtë rrjet me një qasje fleksibile për të mbështetur nismat të cilat i kundërvihen ndasive në rajon. Një fokus i veçantë do t’i kushtohet nismave të cilat promovojnë avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe integrimeve, mirëmbajtjen dhe mbështetjen e perspektivës evropiane për vendin dhe rajonin.