Mbështetja e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në situatën e krijuar nga COVID19

Mbështetja e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në situatën e krijuar nga COVID19
Program

Covid-19

Data

21 prill 2020

Shpërndaj

Si rezultat i krizës së shkaktuar nga COVID-19, i përcjellur edhe nga kufizimi i lëvizjes, komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian janë në rrezik të rritjes së varfërisë dhe të marrjes së shërbimeve themelore si arsimi, shëndetësia, informimi, etj. Në këtë situatë të pandemisë globale, këto komunitete mbeten grupi më i cenueshëm në shoqëri. Varfëria kronike e këtyre komuniteteve i vendos ato në ballë të grupeve të margjinalizuara, dhe mos ndërhyrja me kohë gjatë kësaj krize të pandemisë, i rrezikon të gjitha përmirësimet që janë bërë deri më tani në pozicionin e tyre në sektorë të ndryshëm, kryesisht në arsim, shëndetësi dhe ekonomi, etj të arritura gjatë pesëmbëdhjetë viteve të fundit me mbështetjen e qeverisë, donatorëve dhe shoqërisë civile të këtyre komuniteteve.

Në përgjigje të kësaj situate, KFOS ka nisur një projekt emergjent që synon të mbështesë komunitetin rom, ashkali dhe egjiptian në situatën e krijuar nga pandemia, duke kontribuar në stabilitetin e pozitës së këtyre komuniteteve në Kosovë duke iu përgjigjur nevojave të tyre më urgjente.

Projekti synon që 1) të sigurojë mirëqenien e pjesëtarëve të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian në situatën e krijuar nga pandemia, 2) të përkrahë komunitetin rom, ashkali dhe egjiptian në fushën e arsimit, përkatësisht për të ndihmuar procesin e e-mësimit për fëmijë, dhe 3) mbështetja dhe ngritja e kapaciteteve të shoqërisë civile dhe mediave të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian, në mënyrë që të mund të japin informacion me kohë në gjuhë të kuptueshme për komunitetet e tyre dhe të jenë të fuqizuar të mbështesin komunitetin e tyre në këto ditë të vështira për ta. Projekti intervenon në ndërmarrjen e katër grupeve kryesore të aktiviteteve: 1) Sigurimi i pakove ushqimore dhe higjienike, përfshirë pakot mësimore, 2) Përforcimi i e-mësimit për fëmijë, 3) Mbështetja e mediave rome, ashkali dhe egjiptiane dhe e informimit të pjesëtarëve të komunitetit, dhe 4) Mbështetja e punës së organizatave me bazë në komunitet / OJQ-ve. Këtë projekt KFOS e zbaton në bashkëpunim dhe duke i përkrahë organizata dhe mediat e këtyre tri komuniteteve: Balkan Sunflowers Kosova, Nevo Koncepti, Bethani Chtistian Service, Roma and Ashaklai Documentation Center dhe Romtegra.  

Më shumë

Regjistrohu për të marrë lajme në lidhje me KFOS