E ardhmja e raporteve BE-Kosovë pas zgjedhjeve evropiane 2019

E ardhmja e raporteve BE-Kosovë pas zgjedhjeve evropiane 2019

Çdo pesë vjet, Bashkimi Evropian bën ndryshime rrënjësore në strukturat udhëheqëse të institucioneve kryesore. Kjo periudhë është edhe rast për të caktuar agjendën afatmesme dhe drejtimin nga do të shkoj Bashkimi Evropian në vitet në vijim. Gjithçka fillon me zgjedhjet për Parlamentin Evropian, pason me zgjedhjen e krerëve të institucioneve kryesore, votimin e Komisionit Evropian, krijimin e komisioneve parlamentare dhe tranzicionin në tri institucionet kryesore të BEsë, Komisionin Evropian, Këshillin dhe Parlamentin. Viti 2019 u konsiderua si më i rëndësishmi deri me tash në historinë e Bashkimit Evropian prandaj të tilla u konsideruan edhe zgjedhjet evropiane të zhvilluara në 28 shtete anëtare, të cilat u mbajtën nga 23 deri me 26 Maj. Rezultatet e zgjedhjeve sugjeruan një ndryshim të konsiderueshëm në baraspeshën e forcave politike në Parlamentin e ardhshëm, që u reflektua edhe në ndarjen e posteve kryesore në institucionet tjera si Këshillin Evropian, Komisionin Evropian dhe Bankën Qëndrore Evropiane.

Regjistrohu për të marrë lajme në lidhje me KFOS