
Korniza e Tranzicionit të Drejtë në Kosovë
Shkruar nga Lekë Batalli, dokumenti i politikave " Korniza e Tranzicionit të Drejtë në Kosovë" synon të ofrojë një pamje të përgjithshme të perceptimeve dhe qëndrimeve të disa prej akterëve kryesorë institucionalë dhe organizativë ndaj tranzicionit të drejtë në Kosovë. Duke marrë parasysh që sektori i energjisë është në një fazë të hershme të dekarbonizimit, dokumenti hulumton se si palët e interesuara, të përbërë nga Qeveria, media, organizatat e shoqërisë civile, komuniteti i biznesit dhe pushteti lokal, parashikojnë dekarbonizimin dhe vlerëson perceptimet e tyre në lidhje me efektet e këtyre politikave dhe mënyrën se si ato duhet të trajtohen.
Punimi është pjesë e serisë së publikimeve të realizuara nga Kosovo Research and Analysis Fellowship (KRAF), iniciativë dhe projekt operacional i KFOS.