Qëndrimet e serbëve të Kosovës ndaj institucioneve të sigurisë
Program

Open

Data

6 maj 2021

Shpërndaj

Qëndrimet e serbëve të Kosovës ndaj institucioneve të sigurisë

Ky dokument u hartua si pjesë e iniciativës OPEN dhe përmbledh situatën aktuale rreth qëndrimeve të serbëve të Kosovës ndaj orga-nizatave përgjegjëse për sigurinë në komunat me shumicë serbe dhe enklavat më të mëdha, kryesisht duke u përqendruar në Policinë e Kosovës. Paraqet gjendjen faktike dhe percepti-min e publikut kryesisht ndaj Policisë së Kosovës por edhe organizatave të tjera të sigurisë, duke marrë parasysh zhvillimet politike dhe frikën e popullatës së këtyre komunave. Detyra kryesore e këtij dokumenti është t'i përgjigjet pyetjes se sa ndjenja e sigurisë ndikon në hapjen e komunitetit serb ndaj institucioneve të sigurisë së Kosovës. Përveç kësaj, hartimi i këtij dokumenti analizon çështjet themelore të sigurisë së komunitetit serb të Kosovës, identifikon burimet e pasigurisë dhe ofron disa rekomandime për adresimin e çështjeve dhe sfidave të tilla nga perspektiva e komunitetit.

Regjistrohu për të marrë lajme në lidhje me KFOS