Historia e Kosovës në tekstet mësimore të historisë në Kosovë, Shqipëri, Sërbi, Mal të Zi dhe Maqedoni
7 dhjetor 2016
Më 7 dhjetor 2016, projekt operacional i KFOS-it, dhe Instituti për Studime në Shoqëri e në Kulturë “Alter Habitus”, organizuan tryezën për paraqitjen e historisë së Kosovës në tekstet mësimore të historisë në Kosovë, Shqipëri, Sërbi, Mal të Zi dhe Maqedoni. Tryeza u organizua me rastin e publikimit të raportit “Historia e Kosovës në tekstet mësimore të historisë në Kosovë, Shqipëri, Sërbi, Mal të Zi dhe Maqedoni”.
Raporti vë nën objektiv paraqitjen e historisë së Kosovës që nga antikiteti (prejardhja e shqiptarëve) e deri më sot (lufta e UÇK-së) nëpër tekstet mësimore për shkolla fillore e të mesme të Kosovës, Shqipërisë, Sërbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë. Tekstet e lëndës së historisë të këtyre pesë vendeve, të miratuara nga ministritë përkatëse të arsimit, kanë shërby si burimi themelor i këtij raporti. Janë krahasuar përshkrimet e bëra nëpër këto historiografi duke i nxjerrë ngjashmëritë dhe dallimet mes tyre.
Autorë ndërkombëtarë, që trajtojnë zhvillimet dhe ngjarjet në Kosovë në periudha të ndryshme, janë vënë përballë me argumentet përkatëse. Në mënyrë të tërthortë raporti nxjerr në pah edhe se çfarë marrëdhëniesh ndërfqinjësore po u sugjerojnë qeveritë e këtyre vendeve brezave që po i arsimojnë nëpërmjet këtyre teksteve. Raporti synon të shpalosë, në mënyrë sa më të qartë dhe të faktografuar, atë që është baza e pretendimeve shpesh kundërshtuese ndërmjet popujve që përplasen në Kosovë, prandaj është botuar në shqip, sërbisht dhe anglisht, dhe mund të shkarkohen këtu: