Karakteristikat e shoqërisë së hapur në komunitetin serb në Kosovë
Program

Open

Data

29 qershor 2021

Shpërndaj

Karakteristikat e shoqërisë së hapur në komunitetin serb në Kosovë

Raporti para jush me titull "Karakteristikat e shoqërisë së hapur në komunitetin serb në Kosovë" konsolidon rezultatet dhe konkluzionet kyçe të raporteve themelore të organizatave anëtare të nismës OPEN 2020 dhe i vendos ato në kontekstin më të gjerë socio-politik të Kosovës. Nga ky këndvështrim, raporti analizon pozicionin e komunitetit serb në Kosovë, respektimin e të drejtave dhe lirive të tij të garantuara nga korniza aktuale legjislative në Kosovë, si nga institucionet qendrore ashtu edhe nga dinamikat socio-politike brenda komunitetit serb.  Në të njëjtën kohë, përcakton se si veprimet e zyrtarëve qeveritarë në zbatimin e këtyre të drejtave dhe lirive pasqyrohen në gatishmërinë dhe hapjen e qytetarëve për t'u përfshirë në mënyrë aktive në proceset shoqërore dhe kështu të mbrojnë interesat e tyre. Në fund, raporti ofron rekomandime për akterët përkatës shoqërorë se si, secili nga perspektiva e mandatit të tyre, të përmirësojë thelbësisht praktikat e demokracisë pjesëmarrëse dhe të kontribuojë në përfshirjen më të madhe të qytetarëve në proceset shoqërore në Kosovë.

Regjistrohu për të marrë lajme në lidhje me KFOS