Organizatat e shoqërisë civile në komunitetin serb në Kosovë: Në mes të perceptimeve dhe prezantimeve
Program

Open

Data

6 maj 2021

Shpërndaj

Organizatat e shoqërisë civile në komunitetin serb në Kosovë: Në mes të perceptimeve dhe prezantimeve

Numri i organizatave të shoqërisë civile në Kosovë vazhdon të rritet çdo vit, me një prani dominuese disi konstant në masë në Prishtinë, Mitrovicë dhe Prizren. Deri në vitin 2018, ministria kompetente ka regjistruar gjithsej 9,015 organizata joqeveritare vendase dhe 530 të huaja dhe ndërkombëtare. Prej tyre, 96% janë regjistruar si shoqata, ndërsa vetëm 4% janë regjistruar si fondacione. Sidoqoftë, duhet të merret parasysh se shumë shoqata, iniciativa qytetare, klube, grupe fetare veprojnë në mënyrë joformale, pa status ligjor dhe kapacitete financiare. Nga ana tjetër, sipas një studimi të kryer nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), vetëm një pjesë e vogël e organizatave të regjis-truara, afro 1,000, janë aktive nga aspekti financiar dhe i programeve.1 Sidoqoftë, të dhënat zyrtare publike për organizatat e shoqërisë civile nuk janë gjithëpërfshirëse, d.m.th. ato nuk përfshijnë të gjitha informacionet e nevojshme statistikore, nuk ndjekin trendet me kalimin e kohës, nuk japin informacion të detajuar mbi organizatat aktive, kapacitetet e tyre, fushat e veprimit, dhe ndër të tjera financat.

Regjistrohu për të marrë lajme në lidhje me KFOS