Të drejtat e komuniteteve në Kosovë
Program

Open

Data

6 maj 2021

Shpërndaj

Të drejtat e komuniteteve në Kosovë

Anketimi ballë për ballë në terren u realizua në periudhën nga 1 deri më 20 tetor 2020. Gjithsej 582 qytetarë serb u anketuan në të gjithë Kosovën. 50.5% e të anketuarve janë anketuar në jug të lumit Ibër, ndërsa 49.5% e të anketu-arve janë anketuar në veri të lumit Ibër. Pyetësori përbëhej nga 65 pyetje dhe përfshinte gjithsej 8 fusha. Mostra ishte e qëllimshme, me kuotë, dhe kriteri për përcaktimin e kuotave ishte madhësia e komunës së të anketuarit. Intervali i besimit është +/- 5. Në mostër, kishte gjithsej 54.7% meshkuj dhe 45.3% femra. Mosha mesatare e të anketuarve është 44 vjeç. Me arsim fillor ishin 14.4% të të anketuarve, 62.1% me arsim të mesme dhe 23.5% me arsimit të lartë, pra fakultet. Nga numri i përgjithshëm i të anketuarve, 25.9% janë të punësuar në sektorin publik, 22.3% në sektorin privat, 35.2% janë të papunë, ndërsa 16.6% janë në pension. Është e rëndësishme të theksohet se duke pasur parasysh faktin se nuk ka statistika zyrtare mbi strukturën demografike të popullsisë së synuar, pra të popullsisë serbe në Kosovë, vetëm kushtimisht mund të flasim për përfaqësim të mostrës.

Regjistrohu për të marrë lajme në lidhje me KFOS