Metodologjia e re në zgjerim: pengesë apo inspirim?
Data

12 dhjetor 2019

Shpërndaj

Metodologjia e re në zgjerim: pengesë apo inspirim?

Në qarqet e BE-së në Bruksel  si dhe në shtetet anëtare, me vite është folur për të ashtuquajturën “lodhje nga zgjerimi” por megjithatë proceset kanë vazhduar dhe perspektiva evropiane është përdorur si argument për t’i shtyer reformat dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura në Ballkan.

Presidenti i deritashëm i Komisionit Ev-ropian, Jean Claude Juncker, i dëshmuar më parë si mbështetës i madh i zgjerim-it, që në ditët e para të mandatit të tij në vitin 2014 pat  paralajmëruar  se “nuk do ketë zgjerim të  BE-së” gjatë mandatit të tij . Teksa kjo deklaratë ishte konsideruar si dekurajuese, ajo reflektoi situatën reale në terren dhe faktin se edhe po të kishte vullnet politik në nivel evropian, asnjëra nga shtetet në pritje nuk ishin të gatshme për anëtarësim në një afat pesë vjeçar. Pa-varësisht, gjatë kësaj periudhe vazhduan lëvizjet në kuadër të procesit të zgjerimit: Mali i Zi dhe Serbia vazhduan negociatat e anëtarsimit, Kosova nënshkroi Marrëvesh-jen e Stabilizim Asociimit, ndërsa Bosnja e mori mendimin (ndonëse negativ dhe me shumë kushte) të Komisionit Evropian në lidhje me aplikimin marrjen e statusit të shtetit kandidat.

Regjistrohu për të marrë lajme në lidhje me KFOS