Sektori i energjisë në udhëkryq: Termocentrali i ri një ide e vjetër?

Sektori i energjisë në udhëkryq: Termocentrali i ri një ide e vjetër?

Procesi i reformave në sektorin e energjisë në Kosovë, në mënyrë të veçantë procesi I ndërtimit të termocentralit ‘Kosova e Re’, për të cilën Qeveria e Kosovës ka nënshkruar kontratë në fund të vitit 2017, është përcjellë me opinione polarizuese për dhe kundër. Për shkak se ky sektor ka rëndësi qenësore për cilësinë e jetës së qytetarëve të Kosovës, mënyra e kontraktimit dhe rezultatet e këtij procesi të rëndësishëm me të drejtë kanë tërhequr vëmendje më të madhe. Ky proces, i cili .illoi në vitin 2005, pësoi ndryshime të mëdha për më shumë se një dekadë deri tek formësimi aktual në kontratën e nënshkruar nga Qeveria e Kosovës. Gjatë kësaj kohe, përveç vonesave në kohë janë krijuar edhe kosto domethënëse për asistencën teknik për dizajnimin dhe mbarëvajtjen e procesit. Këto kosto, siç duket, nuk kanë arritur të arsyetojnë vetveten. I gjithë ky proces është zhvilluar në një mjedis ku mungon një konsensus bazik gjithë-shoqëror.

Regjistrohu për të marrë lajme në lidhje me KFOS