Dembelët e "Hasan Prishtinës"

Dembelët e "Hasan Prishtinës"

Si pasojë e ankesave të stu­dentëve dhe raportimeve të mediave për Universitetin e Prishtinës, ORCA ka vendo­sur t’i hulumtojë disa aspekte të mbarëvajtjes së mësimdhënies në universitet.

ORCA ka monitoruar tri Fakultetet me numrin më të madh të stu­dentëve në UP: Fakultetin Filo­zofik, Fakultetin Ekonomik dhe Fakultetin Juridik.

Gjatë muajit prill, ORCA ka mon­itoruar mbajtjen e konsultimeve sipas orareve zyrtare të këtyre fakulteteve1. Nga 86 profesorë të monitoruar nga Fakulteti Juridik, Ekonomik dhe Filozofik, 34 kanë munguar në 100% të termineve të caktuara për konsultime.

Përgjatë muajit maj është vazh­duar me monitorimin e mbarë­vajtjes së ligjëratave sipas orareve zyrtare të këtyre fakulteteve të shpallura nga Universiteti i Pr­ishtinës. Ligjëratat janë detyrim që del nga Statuti i UP-së, neni 139, në të cilin thuhet: “Kalendari i studimeve nxirret nga Senati më së voni deri më 31 maj dhe përmban orarin e ligjëratave (ligjëratat, ushtrimet, seminaret, kolokviumet), kushtet dhe afatet e provimit”.

Regjistrohu për të marrë lajme në lidhje me KFOS