Ta bëjmë Kosovën të gjelbër përsëri: Ambientalizmi si mjet i edukimit qytetar
Shkruar nga Francesco Trupia dhe Gentiola Madhi, analiza e politikave "Ta bëjmë Kosovën të gjelbër përsëri: Ambientalizmi si mjet i edukimit qytetar" e shqyrton lidhjen midis çështjeve të mbrojtjes së mjedisit dhe praktikave arsimore në Kosovë. Duke pasur parasysh kompleksitetin e sfidave mjedisore në fjalë, ne e zvogëlojmë analizën duke u përqendruar pikërisht tek sistemi për menaxhimin e mbeturinave të Kosovës. Më saktësisht, ky hulumtim e shqyrton mbivendosjen e interesave të OSHC-ve dhe aktivizmit qytetar për menaxhimin e mbeturinave në vend, duke u përqendruar në aspektet tashmë ekzistuese negative dhe pozitive të çështjes në fjalë, dhe duke i vlerësuar alternativat e reja e të mundshme që burojnë nga nismat bazë .
Punimi është pjesë e serisë së publikimeve të realizuara nga Kosovo Research and Analysis Fellowship (KRAF), iniciativë dhe projekt operacional i KFOS.