Partitë politike të serbeve të Kosovës në sistemin politik kosovar: Nga pluralizmi në monizëm
Program

Open

Data

6 maj 2021

Shpërndaj

Partitë politike të serbeve të Kosovës në sistemin politik kosovar: Nga pluralizmi në monizëm

Partitë politike dhe politika serbëve të Kosovës u zhvilluan në një mjedis kompleks socio-politik. Të nxënë midis një çekani dhe kudhre, varësisë politiko-ekonomike dhe besnikërisë së kërkuar nga Beogradi, si dhe presionit për të marrë pjesë në jetën politike të Kosovës, serbët e Kosovës, përkundër përpjekjeve të shumta, ishin përgjithësisht të kufizuar në artikulimin e politikave të tyre. Të ballafaquar me një deficit demografik, emigracion, mungesë të potencialit njerëzor, si dhe humbje të elitës intelektuale dhe akademike, ata ishin kryesisht (përveç në momente të rralla) të dënuar të jenë një instrument politik, por jo një akter i rëndësishëm politik. Në një mjedis të tillë, zhvillimi i partive politike dhe sistemi i partive në mesin e serbëve të Kosovës ishte kaotik, ad hoc dhe i kushtëzuar nga prirjet më të gjera politike dhe shoqërore, si në drejtim të zgjidhjes së statusit të Kosovës ashtu edhe në ndryshimet politike në Beograd.

Regjistrohu për të marrë lajme në lidhje me KFOS