Serbët e Kosovës në procesin e dialogut
Program

Open

Data

6 maj 2021

Shpërndaj

Serbët e Kosovës në procesin e dialogut

Ky hulumtim synon të plotësojë njërin nga as-pektet e temave kërkimore në kuadër të projektit OPEN, i cili ka për qëllim të masë se sa është i hapur komuniteti serb të Kosovës. Hulumtimi do të përqendrohet në dimensione të ndryshme të dialogut, d.m.th. në procesin e normalizimit midis Beogradit dhe Prishtinës, me theks të veçantë në ndikimin dhe pasojat praktike që pati në këtë komunitet jo-shumicë. Më saktësisht, ky hulum-tim do të përpiqet të identifikojë avantazhet dhe disavantazhet e vetë procesit nga perspektiva e komunitetit serb, dhe në dritën e marrëdhënieve bashkëkohore politike, ekonomike, kulturore dhe ndëretnike në Kosovë, si dhe dialogut midis Beogradit zyrtar dhe Prishtinës. Në këtë kontekst, me një qasje gjithëpërfshirëse të hulumtimit dhe metodave do të ofrohet një pasqyrë e percep-timeve të pjesëtarëve të komunitetit serb të Kosovës në lidhje me gjithëpërfshirjen, efektivi-tetin, transparencën dhe të ardhmen e procesit të dialogut. Gjithëpërfshirja e qasjes bazohet në faktin se nevojiten kërkime të hollësishme dhe relevante, të cilat do të bëhen pika fillestare për identifikimin dhe hartëzimin e qëndrimeve dhe nevojave kryesore të këtij komuniteti. Rezultatet e hulumtimit do të tregonin si rrjedhojë faktorët kryesorë dhe dimensionet e procesit të dialo-gut të cilit vendimmarrësit duhet t'i kushtojnë vëmendje të veçantë, veçanërisht ata që krijojnë strategji dhe politika të drejtuara kah mar-rëdhëniet midis Prishtinës dhe Beogradit.

Regjistrohu për të marrë lajme në lidhje me KFOS