KRAF

Kosovo Research and Analysis Fellowship (KRAF), themleuar me 2017, mbështetë akademikë dhe analistë për hulumtime origjinale.

Kosovo Research and Analysis Fellowship

Me qëllim të mbështetjes së kërkimeve akademike dhe politike që përqendrohen në Kosovën dhe nxisin bashkëpunimin më të mirë mes ekspertëve në Kosovë, rajon dhe BE, në vitin 2017 Fondacioni nisi një program bursash (fellowship) për mbështetjen e kërkimeve origjinale. Ky program, në fillim pa ndonjë emër, ka mbështetur mbi dhjetë hulumtues dhe ekspertë politikash nga mbarë Evropa dhe ka prodhuar publikimin e dy vëllimeve të kërkimit akademik origjinal si dhe qindra artikuj (opinione) në media evropiane dhe rajonale në shumë gjuhë. Duke u përqendruar në rekrutimin e një game të gjerë ekspertësh akademikë dhe politikë nga rajoni dhe më gjerë, ky program ka krijuar një rrjet shkollarësh dhe ekspertësh puna e të cilëve i ka ndihmuar mjaft shumë të kuptuarit e shtetndërtimit të Kosovës dhe përpjekjeve të saj drejt integrimeve evropiane


Në vitin 2020, programi zyrtarisht u emërtua si Kosovo Research and Analysis Fellowship (KRAF) kur Fondacioni vendosi ta formalizojë rrjetin dhe të punojë për së afërmi me bursistët.


Regjistrohu për të marrë lajme në lidhje me KFOS