Publikimi i ri: Local and international determinants of Kosovo's statehood– Vëllimi II

Publikimi i ri: Local and international determinants of Kosovo's statehood– Vëllimi II

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur ka nderin të paraqesë vëllimin e redaktuar: Local and international determinants of Kosovo's statehood - Volume II (Përcaktuesit vendorë dhe ndërkombëtarë të shtetësisë së Kosovës – Vëllimi II).

Redaktuar nga Ioannis Armakolas, Agon Demjaha, Arolda Elbasani dhe Stephanie Schwandner-Sievers, ky vëllim është vazhdim i koleksionit të suksesshëm të mëparshëm që përqëndrohet në disa nga pyetjet më të nxehta dhe më sfiduese të politikës së brendshme dhe të jashtme me të cilat përballet Kosova.

Ky libër është i treti në serinë e rezultateve thelbësore të hulumtimit të projektit të KFOS-it të titulluar "Ndërtimi i njohurive për Kosovën", i cili filloi në vitin 2016 dhe që atëherë u shndërrua në projekt-rrjetin kryesor të Fondacionit që njihet si "Fellowship Research and Analysis Kosovo (KRAF)" . 

Qëllimi i projektit fillestar dhe i KRAF-it është të identifikojë akademikë dhe analistë të rinj dhe premtues, të mbështesë angazhimin e tyre kërkimor rreth Kosovës dhe rajonit më të gjerë si dhe të lehtësojë realizimin e qëllimit më afatgjatë të krijimit të një rrjeti analistësh të cilët do të shtyjnë përpara të kuptuarit më të mirë të problemeve të politikës së Kosovës, si dhe rajonit dhe të angazhohen në forma inovative të bashkëpunimit.

Ky libër i ri vazhdon përpjekjen për të dhënë kontribut si në analizën shkencore ashtu edhe në të menduarit e politikave mbi ndikimet e brendshme dhe të jashtme dhe përcaktuesit e shtetësisë së Kosovës. Libri është i ndarë në tri pjesë që së bashku mbulojnë një gamë të gjerë fushash politike.

Pjesa e parë përqendrohet në kulturë, trashëgimi dhe reprezentime. Kapitujt e kësaj pjese shtjellojnë aspekte të ndryshme të kulturës dhe trashëgimisë dhe – në një kuptim më të gjerë – identitetin dhe reprezentimet e vetes dhe tjetrit në Kosovën bashkëkohore. Pjesa e dytë përqendrohet në çështjet e zbatimit dhe interpretimit vendor të normave, rregullave dhe politikave ndërkombëtare. Kapitujt e kësaj pjese shtjellojnë politikën komplekse të reformës së brendshme dhe sfidat e qenësishme për bartjen dhe mëvetësimin e politikave dhe kornizave institucionale të preferuara nga bashkësia ndërkombëtare. 

Pjesa e tretë përqendrohet në marrëdhëniet e ndërlikuara ndërmjet Kosovës dhe BE-së. Kapitujt në këtë pjesë shtjellojnë paqartësitë e prodhuara nga fakti se shtetet anëtare të BE-së ende nuk kanë qëndrim të unifikuar në lidhje me çështjen e pavarësisë së Kosovës, ku pesë anëtarët e saj në shkallë të ndryshme krijojnë pengesa karshi shpresave të Prishtinës për integrim evropian. Në të njëjtën kohë, kapitujt shtjellojnë sfidat që rezultojnë nga rënia e besueshmërisë karshi BE-së për shkak të dështimit të saj për të përmbushur premtimet ndaj Kosovës, por edhe si rezultat i dobësimit të përgjithshëm të perspektivës së anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Autorë: Luke Bacigalupo, Donjetë Murati, Stephanie Schwandner-Sievers, Juan Manuel Montoro, Julianne Funk, Meris Musanovic, José Carpintero Molina, Liljana Cvetanovska, George Kyris, Gentiola Madhi, Svjetlana Ramic Marković, Boshko Stankovski, Donika Emini.

Regjistrohu për të marrë lajme në lidhje me KFOS