Integriteti dhe (pa)ndëshkueshmëria në prokurim
Kooalicioni për Hapje të të Dhënave dhe Llogaridhënie në Prokurim Publik – Pro Open, më 8 maj 2018, nga ora 10:00 në hotelin Swiss Diamond në Prishtinë, ka organizuar forumin e parë me temën Integriteti dhe (pa) ndëshkueshmëria në prokurim.
Ndër sfidat e shumta me të cilat është ballafaquar shtetndërtimi i Republikës së Kosovës është edhe fusha e prokurimit publik, që gëzon standard të ulët të besueshmërisë. Kjo për faktin se si instrument i shpenzimit të parasë publike, prokurimi publik në masë të konsiderueshme ka shërbyer për keqpërdorime të theksuara nga akterë të ndryshëm publikë e private. Në rrugëtimin shtetndërtues, prokurimit publik në vazhdimësi është karakterizuar me tranzicionin legjislativ me ç’rast ndryshimet në këtë fushë në vazhdimësi mbetën në tentativë për ta bërë një sistem sa më funksional të prokurimit publik. Përkundër kësaj, problemet me të cilat vazhdon të karakterizohet prokurimi publik janë të theksuara pothuajse në të gjitha nivelet.
Për t’i adresuar këto probleme dhe shumë tjera, Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur ka themeluar Koalicionin për Hapje të të Dhënave dhe Llogaridhënie në Prokurim Publik – Pro Open, pjesë e së cilës janë: Instituti Demokratik i Kosovës, Demokraci Plus, Iniciativa për Progres, Lëvizja FOL!, Organizata Çohu, Instituti Riinvest, Ec Ma Ndryshe dhe Instituti Columbus.
Gjithashtu mund ta shihni një përmbledhje të tre filmave dokumentar të punuar nga KDI, Organizata Çohu dhe Instituti Columbus, të cilat do të shfaqen së shpejti.
- Përmbledhja – Integriteti dhe (pa)ndëshkueshmëria në prokurim
- Tenderomania në ndjekje – punuar nga organizata Çohu
- Shkeljet dhe mosrespektimi i ligjit për prokurim publik në Kosovë – punuar nga organizata Demokraci +
- Monitorimi i Prokurimit Publik në Kosovë: Ngritja e llogaridhënies së institucioneve për mënyrat e shpenzimit të parasë publike – punuar nga organizata FOL!
- Investimet e Arnuara – punuar nga Instituti Demokratik i Kosovës
- Depoja e keqerdorimeve farmaceutike – Blerjet e barnave të listës esenciale shumëfish më shtrenjtë se sa çmimet në treg – punuar nga Instituti Columbus
- Integriteti në Prokurimin Publik të komunave (Ferizaj, Shtime, Prishtinë) punuar nga Iniciativa për Progres