Ekspozita “Chachipe” në Gjakovë

Ekspozita “Chachipe” në Gjakovë
Program

Projekte tjera

Data

26 shtator 2012

Shpërndaj

Fotoekspozita “Chachipe për të rinjtë”  do të hapet me datën 26 shtator 2012 në foajenë e Pallatit të Kulturës ”Asim Vokshi” në Gjakovë, duke filluar nga ora 16:00h. Ekspozita organizohet nga Fondacionet për Shoqëri të Hapur, Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur dhe Ambasada e Hungarisë në Kosovë.

Chachipe është një iniciativë e Roma Initiatives të OSF Budapest në kuadër të Dekadës për përfshirje të Romëve 2005-2015. Chachipe e përkthyer nga gjuha rome në gjuhën shqipe do të thotë realiteti apo e vërteta. 

Me këtë titull është filluar iniciativa e garës në fotografi në shtetet anëtare të Dekadës. Ekspozita e fotografive të të rinjëve romë të vitit 2008 është ekspozuar në Maqedoni për ditën ndërkombëtare Rome , më pas ambasada hungareze në Kosovë e solli këtë ekspozitë edhe te ne në Kosovë. Këto fotografi deri tash janë ekspozuar edhe në Prishtinë përgjatë muajit Maj 2012 në kuadër të festivalit RAE dhe në muajin Qershor 2012 në Hamam në Prizren.

 


Më shumë

Regjistrohu për të marrë lajme në lidhje me KFOS