Diskutim i Forum 2015: Në valle me EULEX-in: Luj shote luj…!

Diskutim i Forum 2015: Në valle me EULEX-in: Luj shote luj…!
Program

Forum 2015

Data

28 qershor 2013

Shpërndaj

Misioni i sundimit të ligjit EULEX në Kosovë është misioni më i madh deri më tani i Politikave të Përbashkëta të Sig­urisë dhe Mbrojtjes (PPSM). Deklarata e Misionit të EULEX-it ishte bërë në vitin 2008 në një Veprim të Përbashkët të Këshillit. Misioni i caktuar i EULEX-it është të “ndihmoj in­stitucionet e Kosovës, autoritetet e gjyqësisë dhe agjencitë e zbatimit të ligjit në përparimin e tyre kah qëndrueshmëria dhe përgjegjësia, dhe në zhvillim të mëtutjeshëm dhe për­forcim të një sistemi gjyqësor të pavarur shumë etnik, dhe shërbimeve doganore dhe të policisë shumë etnike, duke siguruar që këto institucione të jenë të lira nga ndërhyrjet politike dhe respektimi i standardeve të njohura ndërkom­bëtarisht dhe praktikave më të mira të Evropës.”

Sidoqoftë “përkundër ndihmës së rëndë­sishme të BE-së, përparimi në përmirësimin e zbatimit të ligjit është i kufizuar”. Disa kanë argumentuar se në nivel institucional, themelor, konfliktet horizontale (politike) në mes shteteve anëtare të BE-së lidhur me statusin e Kosovës kanë shkaktuar “njohje të dykuptimta” dhe niveleve të ulëta të kohezionit në sek­torët e drejtësisë dhe të policisë.

Duke synuar gjithmonë të avancojë dhe informojë debatin e sundimit të ligjit në Kosovë, Forum 2015 ka vendosur që të adresojë këtë çështje. Për të ushqyer debatin publik me të dhëna konkrete, Forum 2015 ka angazhuar Grupin për Studime Juridike dhe Politike, të realizojë një analizë e cila ka për qëllim që në mënyrë koncize dhe atë reale të bëj identifikimin e dhjetë aspektet q; sfiduan më së shumti suksesin e EULEX-it Analiza e dalë nga ky studim, e punuar në kuadër të serisë Çka Shkoi Ters dhe e quajtur Në Valle me EULEX-in – Luj Shote Luj, do t’i shërbejë hapjes së një debati me akterët kryesor të skenës politike në Kosovë mbi sundimin e ligjit.
Prandaj Forum 2015 organizon panel diskutimin të përbërë nga akterë të rëndësishëm të sundimit të ligjit në Kosovë: Kryesuesi i Misionit të Eulex-it Z. Bernd Borchardt, Ministri i Drejtësisë Z.Hajredin Kuqi, Deputetja e Parlamentit të Kosovës Znj.Vjosa Osmani/LDK dhe Nëkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Z. Shpend Ahmeti.  Panelin do ta moderojë analisti Z. Agron Bajrami.

Ky panel diskutimi do të mbahet me korrik, 2013 në Swiss Diamond Hotel, me fillim në ora 14:30.

Më shumë

Regjistrohu për të marrë lajme në lidhje me KFOS