Organizohet tryeza “Kultura e Mosndëshkueshmërisë në Kosovë”
Forum-i 2015, sot, me 15 prill, e mbajti tryezën në të cilën u prezentua analiza “Kultura e Pandëshkueshmërisë në Kosovë”. Kjo analizë është punuar nga Organizata për Demokraci, Antikorrupcion dhe Dinjitet, Çohu! Panelistët e kësaj tryeze, të moderuar nga Luan Shllaku Drejtor Ekzekutiv i KFOS-it, ishin: Arben Gashi nga LDK-ja, Glauk Konjufca nga Vetëvendosja dhe Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi. Pas prezentimit të analizës nga Lorik Bajrami – Çohu, pjesëmarrësit patën mundësi që t’i përgjigjen dy pyetjeve, rezultatet e të cilave mund t’i gjeni këtu.
Për pyetjen e parë, rreth 70 pjesëmarrës, përfaqësues të Ambasadave nëFoto nga konferenca – Kultura e Mosndeshkueshmerise ne Kosove Kosovë, EULEX-it, UNMIK-ut, partive politike dhe një numri të madh nga shoqëria civile ishin të mendimit se: Mos-ndëshkueshmëria është bërë kulturë politike në vend e cila rrezikon që ta vendos Pushtetin e Ligjit në margjina të veprimit politik të atyre që qeverisin me vendin, dhe dukshëm e dobëson demokracinë në vend. Ndërsa, në pyetjen e dytë, pjesa më e madhe ishin të mendimit se: Kultura e mos-ndëshkueshmërisë është e nxitur më së shumti nga partitë politike, sa herë që qeverisin me vendin, dhe nuk shohin ndonjë dallim të madh në mes tyre.
Pas këtyre pyetjeve u hap debati, në të cilin panelistët paraqitën qëndrimet e tyre për pandëshkueshmërinë si dhe për të gjeturat e analizës. Më pas iu përgjigjen edhe një numri të pyetjeve nga pjesëmarrësit.