U hap Qendra e Energjisë Qytetare – QEQ, në Mitrovicën veriore

U hap Qendra e Energjisë Qytetare  – QEQ, në Mitrovicën veriore
Data

9 nëntor 2015

Shpërndaj


Në Mitrovicën veriore u hap Qendra e Energjisë Qytetare (Civic Energy Center). Kjo qendër u hap si rezultat i bashkëpunimit të Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS dhe organizatës jo qeveritare Aktiv. Qendra do të ofroj përkrahje nismave qytetare dhe promovimit të kulturës së dialogut të hapur mbi çështjet e rëndësishme për qytetarët të cilët jetojnë në veri por edhe pjesëve tjera të Kosovës. Në kuadër të Qendrës së Energjisë Qytetare është vendosë edhe një TV studio bashkëkohore nga e cila do të transmetohet një emision i ri televiziv me emrin “SporaZoom” i cili do të ketë vendin qendrorë për sa i përket diskutimeve publike në temat më të rëndësishme të jetës në Kosovë.

CEC qendra 1

Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit për Shoqëri të Hapur, Z. Luan Shllaku, theksoj se sektori civil ka rol të pazëvendësueshëm për zhvillimin e secilit komunitet shoqëror.

“Po vjen koha kur i ashtuquajturi sektori i tretë, sektori civil, të cilit i takojnë jo vetëm organizatat jo qeveritare, por edhe secila nismë qytetare, formale apo jo formale, duhet të jetë edhe më aktive dhe të sjellë një energji të re e cila do njihet lehtë sepse do të sjellë një diskurs të ri dhe iniciativa të reja për demokratizim të mëtejmë të shoqërisë. Ne, dhe kolegët tanë nga sektori jo qeveritarë menduam se mënyra më e mirë për të përkrahur iniciativa të tilla është vendosja e programeve dhe pajisja e një qendre të këtillë – Qendrës së Energjisë Qytetare, e cila për prioritet do të ketë forcimin e principeve demokratike dhe krijimin e kushteve për dialog në mes të grupeve të ndryshme sociale në mënyrë që t’i afrohen sa më shumë standardeve të Bashkimit Evropian. Jam i bindur se kjo qendër do të ketë mundësi të lidhet fare lehte me aktorë të ndryshëm në nivele të ndryshme, nga individi e deri te institucionet, sepse ashtu do te jetë më i fuqishëm, i fortë dhe me ndikim”, tha Z. Shllaku.

Organizata jo qeveritare Aktiv do të bëjë menaxhimin e aktiviteteve te përditshme të Qendrës së Energjisë Qytetare, ndërsa Drejtori Ekzekutiv i OJQ Aktiv, Z. Miodrag Miliqeviq tha se dyert e qendrës janë gjithnjë të hapura për të gjitha iniciativat e qytetarëve.

“Kjo është hapësirë në të cilën do të kultivohet dialogu i hapur, i sinqertë dhe i civilizuar mbi jetët tonë, jetën e komunitetit Serb në Kosovë, dialogut në mes vet nesh dhe fqinjëve tanë Shqiptarëve. Do të kultivojmë fjalët që thërrasin në arsye, tolerancë, prosperitet dhe barazi, dhe do të mundohemi që nga këtu të dërgojmë porosi të cilat do t’i dëgjojnë të gjithë ata të cilët vendosin për jetën e secilit prej nesh. Ajo që dua të theksoj është se kjo Qendër nuk është e KFOS-it dhe e Aktivit, por Qendër e të gjithë neve. Është vend për të gjithë njerëzit me mendje të hapur, njerëz e organizata të cilat dëshirojnë të punojnë për të mirë të qytetarit të rëndomtë të Kosovës. Iniciativa të këtilla pa dyshim se do të kenë hapësirë për të prezantuar idetë e veta, ose përmes ndonjërit nga programet tona ose përmes iniciativave të veta, për të cilat dyert e kësaj Qendre do të jenë gjithnjë të hapura.”

Dy herë në muaj, hapësira e Qendrës së Energjisë Qytetare, e dizajnuar që të jetë multi-funksionale, do të shndërrohet në TV studio nga i cili do të transmetohet emisioni “SporaZoom” anë e kënd Kosovës dhe regjionit, për produksion të së cilës është angazhuar Fondacioni Dokukino.

“Emisioni “SporaZoom”, produkt i yni i përbashkët, është rezultat i dëshirës që në televizionet lokale të kemi përmbajtje të kualitetit botëror. Bëhet fjalë për formatin i cili, krahas udhëheqësit me përvojë dhe formatit modern televiziv, do të hap tema relevante për këtë trevë. Së bashku me televizionet lokale me përvojë të shquar dhe vizionin dhe kreativitetin tonë jemi të vendosur të ndërtojmë “SporaZoom” emisionin si emisionin më të rëndësishëm i cili do të prodhohet në Kosovë në gjuhën Serbe. Gjatë një ore të emisionit, dy herë në muaj në prime time do të dëgjoni për temat me relevancë për të gjithë ju, do të shihni storie të xhiruara në fqinjësinë e juaj, do të keni mundësi të jeni pjesë e publikut në studio dhe, ne fund, të merrni pjesë edhe përmes rrjeteve sociale.”. Tha kryetari i Fondacionit Dokukino, Darko Sokoloviq.

Video “Making of” në 1 minut të Qendrës së Energjisë Qytetare

Regjistrohu për të marrë lajme në lidhje me KFOS