Në ndërtim e sipër

Në ndërtim e sipër
Data

27 shkurt 2018

Shpërndaj

Me 28 shkurt, 2018 me fillim në orën 09:30 në Qendrën e Energjisë Qytetare në Mitrovicën veriore do të mbahet panel diskutimi: Under Construction i organizuar nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur  (KFOS).

Diskutimi është i ndarë në  tre panele: “Rreth marrëveshjes së Brukselit dhe zbatimit të tij”, “Rreth aktivizmit, përfaqësimit dhe pjesëmarrjes qytetare” dhe “Rreth ngjashmërive dhe dallimeve”, pas së cilave do të hapet diskutim me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe mediave.

Përkthimi në gjuhën shqipe dhe angleze është i siguruar.

Programin e diskutimit mund ta shkarkoni këtu.

Paneli i diskutimit është rezultat i njëmbëdhjetë projekteve të bashkëpunimit të organizatave të shoqërisë civile dhe mediave të veriut dhe jugut të përkrahura gjatë vitit 2017 nga KFOS. Publikimi “Under Construction”, i cili do të jetë në dispozicion gjatë panel diskutimit, është përmbledhje e përshkrimeve të shkurta të këtyre projekteve.

Në fillim të diskutimit do të shfaqet filmi dokumentarë: Lëviz dhe shtyj i realizuar nga “Omonia”  i cili gjithashtu është rezultat i këtyre njëmbëdhjetë projekteve. Versionin njëminutësh (trailer) mund ta shihni më poshtë.


Më shumë

Regjistrohu për të marrë lajme në lidhje me KFOS