Kosovo Foundation for Open Society
Kosovo Foundation for Open Society

Zhvillimi i shkathësive vet-avokuese të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian

avokim - webZhvillimi i shkathësive vet-avokuese të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS, nëpërmjet një koncepti afatgjatë që ka filluar ta zbatoj në vitin 2014, po mbështet krijimin dhe rritjen e aftësive dhe praktikave vet-avokuese të Organizatave të Shoqërisë Civile dhe Aktivistëve të Rinj Romë, Ashkali dhe Egjiptian me qëllim të angazhimit të tyre sistematik karshi institucioneve publike të Kosovës për adresimin dhe zgjidhjen e problematikave me të cilat përballen këto komunitetet në nivel lokal dhe kombëtar.

Që nga viti 2009, kur është aprovuar Strategjia e qeverisë së Republikës së Kosovës për integrimin e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian 2009-2015, e në mungesë të angazhimit serioz dhe kapaciteteve të institucioneve qeveritare për ta zbatuar të njetën, OSHC-të e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian janë angazhuar dhe kanë marrë mbi vete realizimin e objektivave të parapara me këtë Strategji dhe Plan të Veprimit për zbatim të saj. Në këtë mënyrë janë zëvendësuar rolet e institucioneve qeveritare, atyre që do të duheshin të ofrojnë shërbime qytetarëve të vet dhe të përmbushin obligimet e veta bazuar në legjislacionin dhe strategjitë e aprovuara, dhe OSHC-ve që do të duheshin, së paku një pjesë e tyre, të jenë grup konstruktiv presioni dhe të kërkojnë përgjegjësi dhe transparencë të punës së institucioneve qeveritare. Ky zëvendësim i roleve ka ndikuar edhe në mungesë të iniciativave të fuqishme avokuese nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian ndaj institucioneve qeveritare për të kërkuar respektimin e drejtat të veta si qytetarë të barabartë në Republikën e Kosovës.

Përfaqësimi dhe pjesëmarrja e qenësishme e komuniteteve lokale Rom, Ashkali dhe Egjiptian në arenën politike dhe institucionale nëpërmjet vet-avokimit do të rriste trysninë e ushtruar nga OSHC-të dhe aktorët ndërkombëtarë ndaj institucioneve publike/qeveritare qendrore dhe lokale me qëllim të angazhimit serioz në trajtimin e situatës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian.

Qëllimi i konceptit:

Nëpërmjet këtij koncepti, Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS, po mbështet krijimin dhe rritjen e aftësive vet-avokuese të Organizatave të Shoqërisë Civile dhe aktivistëve të rinj Romë, Ashkali dhe Egjiptianë me qëllim adresimin dhe zgjidhjen e problematikave me të cilat përballen komunitetet në nivel lokal dhe qendror.

Për të arritur qëllimin e konceptit, Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur po mbështet:

1)      Organizatat e shoqërisë civile në zhvillimin dhe zbatimin e fushatave vet-avokuese.

Programi përfshin rritje aftësish dhe kapacitetesh vet-avokuese për organizatat e shoqërisë civile për të avokuar për çështje të rëndësishme dhe emergjente të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian.

2)      Grupin vet-avokues të të rinjve Romë, Ashkali dhe Egjiptianë në Kosovë, si një shtyllë e re presioni kundrejt institucioneve për të realizuar një qasje më cilësore dhe sistematike në shërbime dhe të drejta për komunitetet.

Programi do të përfshij 20 të rinj romë, ashkali dhe egjiptianë me dëshirë dhe ambicie për të zhvilluar aftësitë e tyre teorike dhe praktike vet-avokuese në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar.

Për më shumë informata mbi këtë program dhe paketën aplikuese kliko këtu.

Cfarë kemi realizuar deri tani:

  • Janë mbajtur takime dhe janë zhvilluar mjete vet-avokuese nga OSHC-të si: plane avokimi, kërkesa, peticione, analiza krahasimore, analiza të shkurtra politikash në lidhje me zbatimin e politikave publike për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe zgjidhjen e problematikave më emergjente të këtyre komuniteteve.
  • Janë formuar katër grupe punuese avokuese ad-hoc, një në nivel kombëtar dhe tre në nivel local, të përbëra nga përfaqësues të OSHC-ve, të rinj, ekspertë të lëmive të synuara etj.
  • Janë rritur aftësitë vet-avokuese të më shumë se 50 përfaqësuesëve të OSHC-ve, ekspertëve, të rinjve dhe banorëve të komuniteve nëpërmjet një trajnimi dy-ditor mbajtur në korrik 2014 në Durrës, një trajnimi në Prizren, si dhe ndjekjes së tyre hap pas hapi në planet e tyre  avokuese. Katër të rinj avokues nga Shqipëria iu bashkuan trajnimit në Durrës dhe ndan me pjesëmarrësit eksperiencën e tyre në këtë lëmi.
  • Janë hartuar tre fushata avokuese:

(i)                 Vet-avokim për transperancë buxhetore të komunave mbi fondet e planifikuara dhe realizuara për Planet Aksionale për Zbatimin e Strategjisë për Integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, 2009-2015, fokusuar në hapjen e një kodi buxhetor operacional specifikisht i dedikuar për zbatimin e planeve lokale për këto komunitete (nën drejtimin e OJQ-ve Durmish Asllano, Iniciativa 6 dhe Ec ma Ndryshe).

(ii)               Vet-avokim për institucionalizimin dhe formalizimin e programeve mësimore të zbatuara në qendra mësimore dhe shkolla. Vizitë studimore rajonale në Maqedoni për të mësuar mbi praktikat e mira në këtë drejtim (nën drejtimin e RADC dhe KEC).

(iii)             Vet-avokim për zgjidhjen e problematikave të aksesit në infrastrukturë dhe shërbime publike nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian, përfshirë qasjen në kanalizimeve të ujërave të zeza, ujë të pastër, rrugë, ndricim, siguri, etj. (nën drejtimin e OJQ-ve Durmish Asllano, Iniciativa 6 dhe Ec ma Ndryshe).

 

Razvoj sposobnosti samozagovaranja zajednica Roma, Aškanlija i Egipćana

Kosovska fondacija za otvoreno društvo – KFOS, kroz ovaj dugoročni koncept koji je počeka sprovoditi 2014. godine, podržava stvaranje i povećanje sposobnosti i praksi samozagovaranja Organizacija civilnog društva iMladih aktivista zajednicaRoma, Aškanlija i Egipćanau cilju njihovog sistematskog angažmana naspram javnih institucija na Kosovu za adresiranje i rešavanje problema s kojima se suočavaju ove zajednice na lokalnom i nacionalnom nivou.

Od 2009. godine, kada je usvojena Strategija vlade Republike Kosovo za integraciju zajednica Roma, Aškanlija i Egipćana 2009. – 2015., i zbog manjka ozbiljnog angažmana i kapaciteta vladinih institucija za njeno sprovođenje, organizacije civilnog društva zajednica Roma, Aškanlija i Egipćana bile su angažovale i uzele su povrh sebe realizaciju ciljeva preedviđenih ovom Strategijom i Akcionim planom za njeno sprovođenje. Na ovaj način došlo je do zamene uloga vladinih institucija, onih koje bi trebale pružati usluge svojim građanima i ispunjavati svoje obaveze na osnovu zakona i usvojenih strategija,i organizacija civilnog društva koje, barem jedan deo njih,bi trebalebiti konstruktivna grupa pritiska i zahtevati odgovornost i transparentnost rada vladinih institucija. Ova zamena uloga uticala je i na nedostatak snažnih inicijativa zagovoranja od strane zajednica Roma, Aškanlija i Egipćana nasrpam vladinih insitucija da bi zahtevale poštovanje svojih prava kao ravnopravni građani Republike Kosovo.

Predstavljanje i suštinsko učešće lokalnih zajednica Roma, Aškanlija i Egišćana u političkoj i insittucionalnoj sferi preko samozagovaranja povećalo bi pritisak organizacija civilnog društva i međunarodnih aktera na javne/političke centralne i lokalne institucije u cilju ozbiljnog angažmana u tretiranju situacije zajednica Roma, Aškanlija i Egipćana.

Cilj koncepta:

Kroz ovaj koncept, Kosovska fondacija za otvoreno društvo – KFOS, podržava stvaranje i povećanje sposobnosti i praksi samozagovaranja Organizacija civilnog društva i Mladih aktivista zajednica Roma, Aškanlija i Egipćanau cilju njihovog sistematskog angažmana naspram javnih institucija na Kosovu za adresiranje i rešavanje problema s kojima se suočavaju ove zajednice na lokalnom i centralnom nivou.

Da bi postigli cilj koncepta, Kosovska fondacija za otvoreno društvo podržava:

1)      Organizacije civilnog društva u razvoju i sprovođenju kampanja samozagovaranja

Program uključuje povećanje sposobnosti i kapaciteta samozagovaranja za organizacije civilnog društva da bi zagovarale u vezi značajnih i hitnih pitanja zajednica Roma, Aškanlija i Egipćana.

2)      Grupu samozagovaranja mladih Roma, Aškanlija i Egipćana, kao novi stub pristiska na institucije u cilju postizanja kvalitetnijeg i sistematičnijeg pristupa uslugama i pravima zajednica

Program će uključiti 20 mladih Roma, Aškanlija i Egipćana sa voljom i ambicijama da razviju svoje teorijske i praktične sposobnosti samozagovaranja na lokalnom, nacionalnom i međunarodnom nivou.

Za više informcija oko ovog programa i paketu za prijavljivanje kliknite ovde.

Šta smo dosad realizovali:

  • Održani su sastanci i razvijena su sredstva samozagovanja od strane organizacija ciivlnog društva kao što su:planovi zagovaranja, zahtevi, peticije, upoređivačke analize, kratke analize poltika u vezi sprovođenja javnih politika za zajednice Roma, Aškanlija i Egipćana i u vezi rešavanja najhitnijih problema ovih zajednica.
  • Formirane su četiri radne zagovaračke ad hok grupe, jedna na nacionalnom i tri na lokalnom nivou, koje čine predstavnici organizacija civilnog društva, mladi, stručnjaci ciljanih oblasti itd.
  • Povećane su sposobnosti samozagovaranja preko 50 predstavnika organizacija civilnog društva, stručnjaka, mladih i pripadnika zajednica putem dvodnevne obuke koja je održana u julu 2014. godineu Draču, putem obuke u Prizrenu, i putem stalnog praćenja njihovih zagovaraćkih planova.Četvoro mladih zagovornika iz Albanije pridružili su se obuci u Draču i podelili su svoje iskustvo u ovoj oblasti sa učesnicima.
  • Nacrtana su tri zagovaračka polja:

(i)                 Samozagovaranje za budžetsku transparentnost opština u vezi planiranih i realizovanih fondova za Akcione planove i Sprovođenje strategije za integrisanje zajednica Roma, Aškanlija i Egipćana 2009. – 2015., sa fokusom na otvaranje novog operativnog budžetskog koda, specifično namenjenog za sprovođenje lokalnih planova za ove zajednice (predvođeno od strane NVO-a Durmish Asllano, Iniciativa 6 i Ec ma Ndryshe).

(ii)               Samozagovaranje za institucionalizaciju i formalizaciju nastavnih programa sprovedenih u nastavnim centrima i školama.Regionalna studijska poseta u Makedoniji da bi se upoznali sa dobrim praksama u ovom pravcu (predvođeno od strane RADC-a i KEC-a).

(iii)             Samozagovaranje za rešavanje problema pristupa infrastrukturi i javnim uslugama od strane zajednica Roma, Aškanlija i Egipćana, uključujući pristup kanalizaciji otpadnih voda, čistoj vodi, pristup putevima, osvetljenju, bezbednošću, itd. (predvođeno od straneNVO-a Durmish Asllano, Iniciativa 6 i Ec ma Ndryshe).

Page 1 of 11

Leave a Reply

Find Us on Facebook

Recent News

Contact us:

Imzot Nike Prela vila 13
Phone: +381 38 542 157
Email: info@kfos.org
Website: http://kfos.org
Email: info@kfos.org