EPC CoverZgjerimi i BE-së kah Ballkani: Si na sheh Evropa?

Nesër, më 9 mars 2016, në orën 10:00, në Hotelin Swiss Diamond në Prishtinë, do të mbahet tryeza e radhës e Forum 2015, organizuar nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur dhe European Policy Center. Në këtë tryezë do të diskutohet për qëndrimin e vendeve anëtare të BE-së ndaj zgjerimit drejt Ballkanit.

Në këtë tryezë do të prezentohet raporti i EPC-së me titull Vendet Anëtare të BE-së dhe zgjerimi drejt Ballkanit, ku shqyrtohen konsiderimet e këtyre vendeve në rastet e politikbërjes, si dhe barrierat potenciale që ndikojnë pozicionimin e akterëve shtetërore ndaj çështjes së zgjerimit të BE-së.

Paneli do të përbëhet nga katër personalitete me ekspertizë në këtë proces. Ministri i Integrimeve Evropiane – Bekim Çollaku, Corina Stratulat nga EPC, Ioannis Armakolas nga Hellenic Foundation for European and Foreign Policy (ELIAMEP) si dhe Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.