Kosovo Foundation for Open Society
Kosovo Foundation for Open Society

EU SIMRAES II

Përkrahja e BE-së për Zbatimin e Strategjisë për Integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian 2 – Arsim për Integrim (EU SIMRAES 2)

Ky projekt financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, dhe zbatohet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS).

Lokacioni i projektit dhe grupi i shënjestruar

Projekti shtrihet në dhjetë lokalitete të pafavorizuara me komunitete rom, ashkali dhe egjiptian në komunën e Prizrenit, Rahovecit, Gjakovës, Istogut, Mitrovicës, Obiliqit dhe Fushë Kosovës.

Grupet e shënjestruara dhe përfituesit e projektit janë të shumëfishtë, të shpërndarë nëpër tre komponentët e projektit:

  • Dhjetë lokalitete ku jetojnë romë, ashkali dhe egjiptian me 8,127 banorë
  • Fëmijët e moshës 5 vjeçare – gjithsej 154, prej tyre 98 e vijojnë arsimin parafillor, dhe 56 nuk vijojnë.
  • Fëmijët e moshës 6-14 vjeçare – gjithsej 1246, prej tyre 1002 e vijojnë arsimin e obliguar, dhe 244 nuk e vijojnë.
  • Prindërit e fëmijëve të moshës shkollore nga 10 komunitetet e synuara
  • Mësuesit e shkollave që shërbejnë komunitetet e synuara
  • Nxënësit e shkollave që shërbejnë komunitetet e synuara
  • 200-300 nxënës romë, ashkali dhe egjiptian të shkollave të mesme
  • Shtatë organizata të shoqërisë civile
  • Publiku i gjerë në Kosovë

 

Objektivat e projektit dhe rezultatet e pritura

Synimi i përgjithshëm:  Të mbështetet Qeveria e Kosovës në zhvillimin e shoqërisë demokratike dhe multietnike duke zbatuar Strategjinë për Integrimin e Komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian dhe Planin e saj të Veprimit.

Qëllimi: Të sigurohet qasje e barabartë e fëmijëve rom, ashkali dhe egjiptian në arsimin parafillor, fillor dhe të mesëm, duke përmirësuar regjistrimin, vijimin dhe arritjen e rezultateve të fëmijëve nëpërmjet mbështetjes së bazuar në komunitet dhe asaj financiare

Rezultati 1: Përfshirje e fëmijëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian nga dhjetë lokalitete të shënjestruara në arsimin parafillor, fillor dhe të mesëm, si dhe përmirësim i rezultateve të tyre të të nxënit.

Rezultati 2: Qasje dhe vijueshmëri e përmirësuar e fëmijëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në arsimin e mesëm të lartë dhe përmirësim i kapaciteteve të tyre për të përfituar nga arsimi i lartë

Rezultati 3: Organizatat që punojnë në fushën e arsimimit të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian përmirësojnë kapacitetin e tyre për t’u ofruar shërbime cilësore anëtarëve të komuniteteve 

 

Aktivitetet e planifikuara për të arritur objektivat dhe rezultatet e pritura

Do të zbatohen aktivitetet në vijim, sipas tri rezultateve të pritura të projektit:

  1. 1. Mbështetet puna e 10 qendrave mësimore
  2. 2. Bëhet vetëdijesimi i prindërve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian për të regjistruar fëmijët me kohë në shkollë
  3. 3. Ofrohet mbështetje logjistike fëmijëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian për të vijuar arsimin parafillor.
  4. 4. Ofrohet mentorim individual dhe ndihmë në detyra të shtëpisë për fëmijët e moshës shkollore dhe atyre të kthyer.
  5. 5. Organizohet trajnim kundër paragjykimeve për mësimdhënësit dhe prindërit, dhe ofrohet mentorim/këshillim për të siguruar zbatimin e kompetencave të marra
  6. 6. Organizohen ngjarje lokale për të ndihmuar integrimin më të mirë të fëmijëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në nivelin shkollor.
  7. 1. Ofrohet mbështetje për regjistrimin e fëmijëve rom, ashkali dhe egjiptian në arsimin e mesëm të lartë
  8. 2. Krijohet një program i bursave për nxënësit rom, ashkali dhe egjiptian të shkollave të mesme të larta.
  9. 3. Ofrohet mentorim për përfituesit e bursave.
  10. 1. Themelohet një rrjet joformal i OShC që punojnë në përmirësimin e mundësive të arsimimit për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian
  11. 2. Lehtësohet komunikimi në mes të anëtarëve të rrjetit dhe shpërndahet informacioni
  12. 3. Zhvillohet strategjia e bashkëpunimit për rrjetin
  13. 4. Ofrohen mundësi të zhvillimit profesional të anëtarëve të rrjetit, për të përmirësuar shkathtësitë e tyre të shërbimit dhe avokimit

Kohëzgjatja e projektit

Kohëzgjatja e projektit është 36 muaj, prej 01.04.2016 deri 31.03.2019

Për me shumë informata ju lutem vizitoni web faqen e projektit: http://eu-simraes.net dhe faqen e projektit ne FB: https://www.facebook.com/eusimraes2/


 

EU Support for the Implementation of the Roma, Ashkali and Egyptian Strategy 2– Education for integration (EU SIMRAES 2)

This project is funded by European Union Office in Kosovo, and implemented by Kosovo Foundation for Open Society (KFOS).

Project location and target groups

Project is located in ten disadvantaged Roma, Ashkali and Egyptian localities in the municipality of Prizren, Rahovec, Gjakova, Istog, Mitrovica, Obiliq and Fushë Kosova.

Target groups and beneficiaries of the project are manifold, spread across the three components of the project:

  • 10 Roma, Ashkali and Egyptian communities with 8,127 inhabitants
  • Children aged 5 – in total 154, of them 98 attending the pre-primary education, and 56 not attending.
  • Children aged 6-14 – in total 1,246, of them 1,002 attending compulsory education, and 244 not attending.
  • Parents of school aged children from 10 targeted communities
  • Teachers from schools serving target communities
  • Students from schools serving target communities
  • 200-300 Roma, Ashkali and Egyptian secondary students
  • Seven civil society organizations
  • General public in Kosovo

 

Project objectives and expected results

Overall objective:  To support the Kosovo government in developing democratic and multi-ethnic society by implementing the Roma, Ashkali and Egyptian Strategy and its Action Plan.

Specific objective: To ensure equitable access of Roma, Ashkali and Egyptian children to pre-primary, primary and secondary education by improving enrolment, retention and attainment of children through community-based and financial support

Result 1: Inclusion of children from Roma, Ashkali and Egyptian communities from ten targeted communities in pre-primary, primary and secondary education and improvement of their learning outcomes.

Result 2: Improved access and retention of children from Roma, Ashkali and Egyptian communities in upper secondary education and improvement of their capacities to benefit from tertiary education

Result 3: Organizations working on Education of Roma, Ashkali and Egyptian communities improve their capacity to offer quality services to members of their communities

 

 

Planned activities to achieve project objectives and expected results

The following activities will be implemented as per the three results of the Project:

  1. 1. Support operation of 10 learning centers
  2. 2. Conduct awareness raising of Roma, Ashkali and Egyptian parents to register and enroll children on time
  3. 3. Provide logistical support to children from Roma, Ashkali and Egyptian communities to attend pre-primary education
  4. 4. Provide individual mentoring and homework assistance to school-aged and returnee children
  5. 5. Organize anti-bias training for teachers and parents and provide mentoring/coaching for ensuring application of acquired competencies.
  6. 6. Organize local events to facilitate better integration of Roma, Ashkali and Egyptian children at school level
  7. 1. Provide support for enrolment of Roma, Ashkali and Egyptian children in upper secondary education
  8. 2. Set up a scholarship program for Roma, Ashkali and Egyptian upper secondary students
  9. 3. Provide mentorship to Roma, Ashkali and Egyptian scholarship beneficiaries
  10. 1. Establish and launch an informal network of CSOs working on improvement of education opportunities for Roma, Ashkali and Egyptian communities
  11. 2. Facilitate communication among network members and dissemination of information
  12. 3. Develop a cooperation strategy for the Network
  13. 4. Provide professional development opportunities to Network members to improve their services and advocacy skills

 

Duration of the Project

The duration of the project is 36 months, from 01.04.2016 until 31.03.2019

For more information please visit projects web page: http://eu-simraes.net and projects FB page at: https://www.facebook.com/eusimraes2/

Find Us on Facebook

Recent News

Contact us:

Imzot Nike Prela vila 13
Phone: +381 38 542 157
Email: info@kfos.org
Website: http://kfos.org
Email: info@kfos.org