Policy Brief Series: What went wrong?

Pathology of a Delay

Ten Mistakes that undermine Kosovo’s energy perspective

 

pathology-thumb2
The debate surrounding energy policy is among the most polarizing in Kosovo. For years now,government officials have been trying to convince Kosovars that there is great economic promise in the energy sector, while at the same time suggesting that energy concerns are among the most challenging for the country’s future economic development. Countless experts, NGOs, organizations, intellectuals, and political parties contend that decision-makers lack the vision and knowledge in to design new energy investments, but that hasn’t stopped them from undue influence by international interests that may not represent local interests. One direct outcome of this longstanding debate has been a significant delay in the performance the energy sector, which is expected to be the core of the country’s future economic development.

Since the end of the war, developments in the energy sector have led to the intermittent mobilization of substantial funds and the convening of international institutions that together with the Kosovo Energy Corporation (KEK) have tried to derive an optimal solution. We can break these interventions and recovery plans into three distinct phases: (1) the post-war recovery period (2000-2002) when some 500 million Euro were invested in energy, principally in the existing coal power plants “A” and “B” ; (2) the consolidation of energy generation (2003-2008) through investments totaling over 650 million Euro (including in the new mine), and; (3) long-term solution seeking for the energy sector (from 2005 onwards) through drafting plans and strategies for future investments.

The above-described phases of energy development have thus far cost international and Kosovo taxpayers over 1.2 billion Euro.1 Yet, with some exceptions, there has been little progress since 2000. For starters, generation capacities have remained the same. The bulk of investment expenditure has gone into the routine maintenance of the Kosovo B coal power plant and surface mines, and into certain facilities at the Kosovo A coal power plant. Since 2005 there have been investment plans for a new lignite coal power plant, and for a hydropower plant at Zhur, but to date nothing has materialized. These projects were supposed to have represented the most significant capital investments to increase energy sector performance. They were supposed to have ensured that domestic electricity needs were satisfied, and they intended to position Kosovo to be an energy exporter in times of surplus generation. These hopes have not materialized.

This analysis exposes the main problems facing the development of Kosovo’s energy sector. It also spotlight show many of the approaches thus far taken to remedy those problems have been misguided. The paper provides a summary of the mistakes committed by a broad range of institutions involved in managing current energy generation and the planning of future investments. Importantly, as this paper demonstrates, blame for the poor decisions taken thus far does not belong to any single party. In most cases, poor decision making is attributable to the gamut of decision-making institutions, including the Government, the Parliament, independent agencies, and even Kosovo’s international friends.

Download the publication in English:

Download

 

Analiza të shkurtëra të politikave publike: Çka shkoi ters?

Patologjia e një vonese

10 gabime që frenuan perspektivën e energjetikës në Kosovë

 

Nuk ka fushë me diskurs më të polarizuar se që është ai për energjetikën në Kosovë. Vite me radhë qeveritarët na bindin se energjetika është fusha më premtuese dhe sfiduese për zhvillimin e ardhshëm të ekonomisë kosovare, dhe se në këtë kartë duhet mbështetur kur ta projektojmë perspektivën e ekonomisë së vendit. Në anën tjetër shumë ekspertë, OJQ, shoqata, intelektualë dhe një parti politike të paktën, mendojnë se vendimmarrësit janë larg realitetit kur e bëjnë projektimin e investimeve të reja në këtë sektor, sepse ju mungon vizioni dhe njohuritë e mjaftueshme për këtë fushë, si dhe janë të ndikuar nga qarqe ndërkombëtare të interesit, nga brenda dhe jashtë, për të çuar ujë në mullirin e tyre, e jo tonin! Rezultat i drejtpërdrejt i këtij diskursi shumëvjeçar janë vonesat e mëdha në avancim të këtij sektori që pritet të jetë në thelb të zhvillim it të ardhshëm ekonomik të vendit.

Në periudha të ndryshme të pas luftës zhvillimet në energjetikë kanë mobilizuar shumë para dhe institucione ndërkombëtare të cilat së bashku me KEK-un kanë tentuar të gjejnë zgjidhje adekuate. Nëse shohim natyrën e intervenimeve dhe planeve të bëra për ta rimëkëmbur këtë sektor, mund të dallojmë tri periudha karakteristike: (1) paslufta, rimëkëmbja e sistemit ekzistues gjatë 2000-2002, kur u investuan rreth 500 milion euro kryesisht në termocentralet ekzistuese Kosova A dhe B, (2) konsolidimi i prodhimit (përfshirë fillimin e zhvillimitme investime buxhetore në mihjen e re) pas investimeve të alokuara në 2003-2008, që kushtuan mbi 650 milion Euro, dhe (3) kërkimi i zgjidhjeve afatgjata për energjetikën kosovare, duke hartuar plane dhe strategji për investimet e ardhshme, nga viti 2005 deri sot.

Të tri këto periudha gëlltitën tepër shumë para të taksapaguesve ndërkombëtar dhe Kosovar – më shumë se 1.2 miliard Euro deri tash1. Situata aktuale nuk është shumë më e avancuar se ajo që e kishim në vitin 2000, me disa përjashtime. Në rend të parë ky konstatim vlen për strukturën e kapaciteteve gjeneruese, që ka mbetur e njëjtë, ku shpenzimet kryesore kanë shkuar për intervenime kryesisht në mirëmbajtje investive dhe të rregullt në TC Kosova B dhe mihje sipërfaqësore, dhe në disa blloqe të TC Kosova A. Edhe pse nga viti 2005, me jo pak pompozitet, shpallen projektet investive në një termocentral të ri me linjit, më vonë edhe ne hidrocentralin Zhur, asgjë konkrete deri tash nuk është bërë. Këto projektet do të duhej të ishin investimet më kapitale në ngritjen e performancës të sektorit energjetik, i cili do të duhej të ishte në gjendje jo vetëm të mbulonte kërkesat për energji elektrike vendore, por edhe për të eksportuar energji në rajon, kjo në periudha të veçanta kur kemi teprica, pas mbulimit të kërkesës së brendshme.

Në këtë analizë janë paraqitur problemet kryesore që ka hasur zhvillimi i sektorit energjetik si dhe qasjet e gabuara, të aplikuara për zgjidhjen e tyre. Kjo analizë përmbledh një vështrim kritik të gabimeve të bëra nga një spektër i gjerë institucionesh të angazhuara në drejtimin e sektorit, si atë prodhues aktual ashtu edhe përgatitjen për investimet e ardhshme. Në vazhdim, është dhënë një kalendar i gabimeve të bëra nga ana e institucioneve vendimmarrëse dhe atyre me mandat vendim-marrës strategjik për këtë sektor. Ky kalendar ka për qëllim të tregojë edhe se vendimet e marra, sado të gabuara që shihen, nuk e kanë vetëm një adresë, ato janë në të shumtën e rasteve pjesë e një veprimi të orkestruar të institucioneve vendimmarrëse qofshin në Qeveri, Parlament, agjencione të pavarura, ose edhe në mesin e institucioneve ndërkombëtare, që punojnë në këtë fushë.

Shkarko publikimin ne gjuhën shqipe:

Shkarko
1 Comment

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.