Kosovo Foundation for Open Society
Kosovo Foundation for Open Society

Mungesë angazhimi? Një vështrim mbi spektrin e politikave të vendeve anëtare të BE-së ndaj Kosovës

Mungesë angazhimi? Një vështrim mbi spektrin e politikave të vendeve anëtare të BE-së ndaj Kosovës

Më 8 dhjetor 2017, Forum 2015 organizoi diskutimin e radhës që për synim kishte të eksplorojë mënyrat se si shtetet anëtare të BE-së angazhohen me Kosovën.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës në shkurt 2008 krijoi ndasi të thella brenda Bashkimit Evropian. Përderisa 23 vende anëtare e njohën Kosovën, pesë të tjera refuzuan ta pranojnë shtetësinë e saj. Në atë kohë mendohej se edhe këto vende eventualisht do të renditeshin pas dhe do ta pranonin Kosovën. Mirëpo, edhe pas gati një dekade, kjo gjë nuk ndodhi. Përkundrazi, situata vetëm sa është bërë edhe më komplekse. Në vend të dy kampeve të ndryshme, sot ekzistojnë katër grupe. Së pari, janë vendet që e kanë njohur Kosovën dhe kanë ndërtuar raporte domethënëse me të. Këtu bëjnë pjesë Britania dhe Gjermania dhe shumë vende të tjera anëtare të BE-së. Në anën e kundërt të peshores janë shtetet që vazhdojnë ta refuzojnë njohjen e Kosovës, dhe kanë shumë pak raport me të. Spanja dhe Qiproja hyjnë në këtë kategori. Mirëpo, në mes të këtyre dy poleve janë edhe dy grupe të tjera. Për shembull, Greqia, Rumania dhe Sllovakia refuzojnë ta njohin Kosovën, por, megjithatë kanë krijuar raporte normale me Prishtinën. Ndërkohë, Republika Çeke dhe Polonia, edhe pse e kanë njohur Kosovën, në fakt, në këto dhjetë vitet e fundit, kanë pasur relativisht pak shkëmbime diplomatike me autoritetet e Kosovës. Raportin e plotë mund ta shkarkoni duke klikuar këtu.

 

Lack of Engagement? Surveying the EU Member State Policies towards Kosovo

On December 8, 2017, Forum 2015 organized the next discussion that aimed to explore ways in which EU Member States politically interact with Kosovo.

Kosovo’s declaration of independence, in February 2008, resulted in a deep division within the European Union. While 23 members recognised Kosovo, five refused to accept its statehood. At the time, many observers expected the non-recognisers to fall into line eventually and accept Kosovo. However, in the decade since then, that has not happened. If anything, the picture has become more complex. Rather than two distinct camps, four broad groups now exist. First, there are the countries that have recognised Kosovo, and have forged meaningful relations with it. These include Britain and Germany and most of the other members of the EU. At the other end of the scale there are the states that still refuse to recognise Kosovo, and continue to have very little to do with it. Spain and Cyprus fall into this category. However, between those two poles lie two other factions. Although Greece, Romania and Slovakia have refused to recognise Kosovo, they have nevertheless forged relatively good relations with Pristina. Meanwhile, the Czech Republic and Poland, while recognising Kosovo, have in fact had relatively little diplomatic interaction with Kosovo authorities over the past ten years. To download the entire report, click here.

Page 1 of 11

Leave a Reply

Find Us on Facebook

Recent News

Contact us:

Imzot Nike Prela vila 13
Phone: +381 38 542 157
Email: info@kfos.org
Website: http://kfos.org
Email: info@kfos.org