Metodologjia e re në zgjerim: Pengesë apo inspirim?

Dështimi i hapjes së negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në tetor të këtij viti shënoi një kthesë domethënëse për perspektivën evropiane për Ballkanin Perëndimor. Më pak se një muaj më vonë, Parisi ndau me vendet antarë të BE-së një nonpaper jo-zyrtar përmes të cilit propozoi një reformim të thellë të procesit të zgjërimit të BE-së. Ky dokument që nisi një diskutim të zjarrtë në lidhje me stagnimin e procesit të zgjërimit dhe mënyrat se si kjo letargji do të mund të tejkalohej, është edhe tema kryesore e botimit më të fundëm të Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur të titulluar “Metodologjia e re në zgjerim: Pengesë apo inspirim?”

E shkruar nga Gjeraqina Tuhina dhe Augustin Palokaj, korrespondentë nga Brukseli dhe ekspertë të çështjeve evropiane, kjo analizë e shkurtër dekonstrukton propozimin francez, adreson pikepyetjen e madhe të vënë mbi kredibilitetin e institucioneve të BE-së, si dhe ofron rekomandime për politikbërësit.

Analizën e plotë në gjuhën shqipe mund ta gjeni këtu.

Analizën e plotë në gjuhën angleze mund ta gjeni këtu.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.