Kosovo Foundation for Open Society
Kosovo Foundation for Open Society

Marrëdhëniet tregtare mes Kosovës dhe BE-së: Shikim përtej marrëveshjes për Stabilizim dhe Asocim

cover-shqipKy studim i tregtisë së Kosovës me 28 vendet e BE-së gjatë periudhës 2005-2012 zbulon se liberalizimi i tregtisë në vete nuk do të promovojë bilancin tregtar dhe zhvillimin ekonomik në Kosovë. Tregtia e pabarabartë – në të cilën importet tejkalojnë dukshëm eksportet – së bashku me modelet e qëndrueshme historike të eksportit dhe me mungesën e ndryshimit të eksporteve karshi ndryshimeve në të ardhura – qoftë në tregjet e BE-së apo në atë vendor – tregojnë mungesë të ekuilibrit në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Domethënë, dinamizmi në anën e kërkesës (rritje rapide në kërkesën për import) bie në kontrast me mungesën e dinamizmit në anën e ofertës (investimet në kapacitetin prodhues dhe eksportet). Këto të gjetura kanë implikime madhore në politikat për nxitje të konkurrencës dhe zhvillimit ekonomik në Kosovë. Të gjeturat tjera kanë implikim të veçantë për politikat zhvillimore, dhe përfshijnë dhe rëndësinë e komunitetit të diasporës kosovare në promovimin e eksporteve. Në përgjithësi, do të nevojitet një kombinim i politikave qeveritare dhe veprimeve specifike të fuqishme për t’u dhënë shtytje të fuqishme konkurrencës dhe eksporteve. Qeveria e Kosovës duhet të krijojë ambient mundësues për biznesin, të sigurojë qasje të konkurrueshme tek shërbimet efikase të infrastrukturës; të lehtësojë lëvizjen e besueshme dhe efikase të mallrave drejt tregjeve të jashtme; dhe të sigurojë përmbushje të standardeve ndërkombëtare të kualitetit. Për më tepër, Qeveria ka për detyrë të luajë edhe një numër të roleve kyçe në mbështetje të drejtpërdrejtë ndaj konkurrueshmërisë së ekonomisë. Në kontekst të bizneseve, investimet duhet të drejtohen drejt faktorëve qe përforcojnë prodhueshmërinë, pasi që ata diktojnë konkurrueshmërinë e kompanive në vend dhe jashtë. Për ta lexuar studimin e plotë, klikoni në këtë link.

 

cover-angKosovo’s Trade with the European Union: Looking beyond the Stabilisation and Association Agreement

This study of Kosovo’s trade with 28 EU countries over the period 2005-2012 reveals that trade liberalisation on its own will not promote balanced trade and economic development in Kosovo. Unbalanced trade – imports greatly exceeding exports – together with the persistence of historic patterns of exporting and the lack of responsiveness of Kosovo’s exports to income changes – either in EU markets or at home – indicate lack of balance in Kosovo’s economic development. Namely, dynamism on the demand side (rapid growth in demand for imports) contrasts with lack of dynamism on the supply side (investment in productive capacity and exports). These findings have major implications for the competitiveness and economic development in Kosovo. Other findings have particular policy implications, including the importance of Kosovo’s diaspora community in promoting exports. In general, it will require a mix of government policies and firm-specific actions to boost competitiveness and exporting. The Government of Kosovo must create an enabling business environment; provide competitive access to efficient infrastructure services; facilitate reliable and efficient movement of goods to foreign markets; and, ensure product compliance with international quality standards. Furthermore, Government has also a number of essential roles to play in supporting directly the competitiveness of the economy. In the context of businesses, investment should be directed towards productivity-enhancing factors, as they dictate the firm’s competitiveness domestically and internationally. For the entire publication, click here.

Page 1 of 11

Leave a Reply

Find Us on Facebook

Recent News

Contact us:

Imzot Nike Prela vila 13
Phone: +381 38 542 157
Email: info@kfos.org
Website: http://kfos.org
Email: info@kfos.org