Kosovo Foundation for Open Society
Kosovo Foundation for Open Society

Mapping of Open Government Policies in South East Europe

transparency-thumbThe report analyses the progress and shortcomings of Kosovo in main areas of government, on which the Open Government Partnership (OGP) is based. The OGP deals with comprehensive cooperation for improvement of open government. Kosovo is in its first stages of membership process in the OGP and aims at drafting the national action plan for open government. The action plan should be a product of consensual agreement between the Government, civil society organizations, business community and other groups of interest and its aim is to increase transparency, empower citizens, fight corruption and use new technologies in order to strengthen the government. Being the first of this kind in Kosovo, this study aims at collecting the main principles of open government in one place and their implementation in Kosovo, with the purpose of offering an information and knowledge base that would serve to prepare the national action plan within the OGP Initiative.

The civil society continues its efforts to help development and democratization of society by providing direct contribution in different areas, but also by engaging in holding public institutions accountable to citizens. Implementation of tasks, which could be carried out by the Government within the OGP Initiative and the Extractive Industries Transparency Initiative (EITI), will help in increasing transparency and public integrity of institutions, contribute to reduce negative phenomena of government and at the same time will enable further progress of Kosovo in European integrations.

Download the publication in English:

Mapping of Open Government Policies in South East Europe

 

Identifikimi i Politikave të Qeverisjes së Hapur në Evropën Juglindore

Raporti analizon progresin dhe mangësitë e Kosovës në fushat kryesore të qeverisjes në të cilat bazohet Nisma e Partneritetit për Qeverisje të Hapur (OGP). Nisma OGP ka të bëjë me bashkëpunimin gjithëpërfshirës për përmirësim të qeverisjes së hapur. Kosova është në fazat e para të procesit të anëtarësimit në OGP dhe synon përpilimin e planit shtetëror të veprimit për qeverisje të hapur. Plani i veprimit duhet të jetë produkt i marrëveshjes konsesuale mes Qeverisë, organizatave të shoqërisë civile, komunitetit të biznesit dhe grupeve të tjera të interesit, që synon rritjen e transparencës, fuqizimin e qytetarëve, luftimin e korrupsionit dhe shfrytëzimin e teknologjive të reja për forcim të qeverisjes. Duke qenë i pari i këtij lloji në Kosovë, ky studim synon që të mbledh në një vend parimet kryesore të qeverisjes së hapur dhe zbatimin e tyre në Kosovë, me qëllim të ofrimit të një baze informatash dhe njohurish për të shërbyer në përgatitjen e planit shtetëror të veprimit në kuadër të Nismës OGP.

Shoqëria civile vazhdon përpjekjet e saj për të ndihmuar zhvillimin dhe demokratizimin e shoqërisë, duke kontribuar drejtpërdrejtë në fusha të ndryshme, por edhe duke u angazhuar për t’i mbajtur institucionet publike përgjegjëse ndaj qytetarëve. Implementimi i detyrave të cilat Qeveria mund t’i realizojë në kuadër të Nismës OGP dhe Nismës Për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (EITI) do të ndikojnë në rritjen e transparencës dhe integritetit publik të institucioneve, do të kontribuojnë në zvogëlimin e dukurive negative të qeverisjes, dhe njëkohësisht do të mundësojnë progresin e mëtutjeshëm të Kosovës në integrimet Europiane.

Shkarko publikimin në gjuhën shqipe:

Identifikimi i Politikave të Qeverisjes së Hapur në Evropën Juglindore
Page 1 of 11

Leave a Reply

Find Us on Facebook

Recent News

Contact us:

Imzot Nike Prela vila 13
Phone: +381 38 542 157
Email: info@kfos.org
Website: http://kfos.org
Email: info@kfos.org