Kosovo Foundation for Open Society
Kosovo Foundation for Open Society

Ftesë për Aplikim për fonde

KFOS New Logo

Ftesë për Aplikim për fonde në fushat:

(1)           Transparenca dhe Llogaridhënia dhe

(2)           Proceset e Integrimit në Bashkimin Evropian

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS, mbështetë organizatat e shoqërisë civile të cilat janë të fokusuara me angazhimin e tyre në fushën e Transparencës dhe Llogaridhënies si dhe ate të Proceseve të Integrimit në Bashkimin Evropian.

(1)   Në kuadër të fushës së Transparencës dhe Llogaridhënies, KFOS mbështet organizatat e shoqërisë civile për të avokuar për qeverisje të hapur, monitorim të proceseve të privatizimit dhe investimeve kapitale si edhe rritjes së pjesëmarrjes së qytetarëve.

KFOS në bashkëpunim me organizata të shoqërisë civile ka hartuar Platformën e Shoqërisë Civile për Transparencë dhe Llogaridhënie të Institucioneve të Kosovës. Kjo Platformë ka për qellim që të përcaktojë objektivat strategjike dhe drejtimet kryesore për veprimet që do të udhëheqin organizatat e shoqërisë civile dhe rrjetet e tyre për rritjen e transparencës, forcimin e llogaridhënies dhe rritjen e pjesëmarrjes qytetare në qeverisjen e vendit.

Duke u bazuar në katë objektivat e kësaj Platforme, KFOS i fton organizatat e shoqërisë civile të regjistruara në Kosovë të marrin pjesë në këtë konkurs për të shprehur interesin e tyre për të aplikuar për fonde që do të mbështetnin projektet të cilat synojnë:

a.     Rritjen e përgjegjshmërisë institucionale në zbatim të standardeve të etikës dhe integritetit

b.     Rritjen e transparencës në publikimin, qasjen dhe klasifikimin e dokumenteve zyrtare

c.     Përmisim të sistemit për mbledhjen, kontrollin dhe publikimin e informacionit për shfrytëzim të pasurisë publike dhe

d.     Rritjen e pjesëmarrjes qytetare në procesin e hartimit të politikave publike, nxitjen e zbatimit dhe vendimmarrje

(2)   Në kuadër të fushës së Integrimit Evropian, KFOS mbështetë organizatat e shoqërisë civile në fuqizimin e tyre për avokim në procesin e hartimit të politikave dhe të qeverisjes së proceseve integruese në BE. Kjo mendohet të arrihet duke mbështetur projektet që monitorojnë proceset  kritike reformuese, duke rritur kontributin e OJQ-ve në instrumentet monitoruese evropiane, sikur që është Raporti i Progresit dhe konkludimet vjetore të sesioneve plenare në kuadër të Dialogut në Procesin e Stabilizim Asociimit, si dhe raporteve vlerësuese të Komisionit Evropian mbi zbatimin e Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave për Kosovën.

Për këtë, i ftojmë organizatat e shoqërisë civile që të aplikojnë për fonde që do të mbështetnin projektet të cilat janë të fokusuara në:

a. Analiza të bazuara në hulumtim të çështjeve më të spikatura të cilat dalin nga Dialogu mbi Procesin e Stabilizim Asociimit (dhe tash kapitujt e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit në mes të Kosovës dhe BE-së): monitorimi i progresit, avokim për zgjidhje të caktuara, matje të progresit të parametrave që caktojnë ndryshimin/ suksesin

b. Vlerësimin, monitorimin dhe avokimin për pikat sfiduese të Raportit të Progresit si dhe raporteve vlerësuese të Komisionit Evropian mbi zbatimin e Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave për Kosovën

Për të marrë pjesë në këtë konkurs, KFOS fton organizatat e shoqërisë civile që të shprehin interesimin e tyre duke dërguar:

–        Një letër motivimi në të cilën, në mes tjerash do të përshkruhet ekspertiza dhe kapaciteti i organizatës për t’u marrë me çështjet për të cilat konkuroni

–        Projekt propozimin së bashku me buxhet

–        CV-të e personave që do të angazhohen në këtë projekt

–        Formën e aplikimit të cilën mund ta shkarkoni duke klikuar këtu, dhe

–        Formën e konflikitit të interesit të cilën mund ta merrni në zyren e KFOS-it

Ju lusim që propozimet tuaja, konform kushteve të cekura më lartë, të na i dërgoni deri më 19 tetor, 2015, duke i dërguar dokumentet e kërkuara në email adresën sxhaferi@kfos.org

Për cfarëdo pyetje që mund të keni, na kontaktoni në numrat e telefonit 038 542 157 ose 542 158.

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Find Us on Facebook

Recent News

Contact us:

Imzot Nike Prela vila 13
Phone: +381 38 542 157
Email: info@kfos.org
Website: http://kfos.org
Email: info@kfos.org