Kosovo Foundation for Open Society
Kosovo Foundation for Open Society

“Zemër e huaj ose traktati i teatrit për kufirin” – komunikatë për shtyp

20160106090051707600Premiera e shfaqjes “Zemër e huaj ose traktati i teatrit për kufirin”

Më 15 shkurt 2016, në ora 20:00 në Teatrin Kombëtar në Prishtinë do të ipet premiera e shfaqjes “Zemër e huaj ose traktati i teatrit për kufirin”. Shfaqja është punuar nga regjisori i famshëm boshnjak Dino Mustafić, me iniciativë dhe përkrahje financiare nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS dhe Fondi për Shoqëri të Hapur – Bosnje e Hercegovinë.

Shfaqja “Zemër e huaj ose traktati i teatrit për kufirin”, trajton çështjen e vizave, që për shumë njerëz do të thotë liri dhe mundësi për tu njohur me kultura të ndryshme. Theks i veçantë i ipet marrëdhenieve në mes të Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës, pasi që ky shtet ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe procedura e marrjes së një vize është shumë e lodhshme, dhe në shumë raste edhe e pamundur. Shfaqja, me tekst të Biljana Srbljanović, është punuar në dy gjuhë, në gjuhën shqipe dhe boshnjake me aktorët Alban Ukaj, Adriana Matoshi, Armend Smajli, Jusuf Brkić dhe Jelena Kordić Kuret.

Të hënën, më 15 shkurt, në ora 12:00, në Teatrin Kombëtar do të ketë edhe konferencë për media.

Për më tepër se një vit, Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS dhe Fondi për Shoqëri të Hapur – Bosnje e Hercegovinë, kanë ndërmarrë disa iniciativa që për qëllim kanë liberalizimin e vizave në mes të Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës. Përveç takimeve zyrtare, pjesë e projektit janë edhe takimet e avokimit me palët kyçe të interest, akterët vendimmarrës në Bosnje e Herzegovinë, Kosovë dhe Serbi, si dhe shfaqja, e cila premierën do ta ketë t%

Page 1 of 11

Find Us on Facebook

Recent News

Contact us:

Imzot Nike Prela vila 13
Phone: +381 38 542 157
Email: info@kfos.org
Website: http://kfos.org
Email: info@kfos.org